Follow along with the video below to see how to install our site as a web app on your home screen.
Note: This feature currently requires accessing the site using the built-in Safari browser.
Ata që kanë qenë së fundmi në Kosovë, mund të bëhen dëshmitarë të nja 2-3 fenomeneve që na “habisin”. Në asnjë lokal kosovar nuk pihet duhan, dhe nja 6 muaj pas daljes së ligjit antiduhan vazhdon të zbatohet ende me rigorozitet (kujtoj se në qendër të Tiranës ligji u zhbë pas 1 jave, ndërsa në pjesën jo-Tiranë nuk hyri ndonjëherë në funksionim). Policia kosovare të këput në gjoba për shkeljen më të vogël, dhe deri edhe Rruga e Kombit matanë duket më e mirë se m’kët’ anë.
Një komb, dy qëndrime
Ajo që na habit, vjen që pari prej paragjykimit tërësisht primitiv se ne këtej jemi “më përpara” tyre dhe e dyta, kur jemi i njëjti gjen, si mundet diçka të jetë ndryshe atje? Paradoksi i vërtetë është që jemi vërtet njësoj. Kemi të njëjtën klasë të korruptuar, destruktive, tribale, hajdute e bizantine (dyshoj që ky term është ende në përdorim veç prej nesh). Kemi të njëjtat sjellje dhe pavarësisht se kemi qenë të ndarë në dy shtete, kemi kaluar një eksperiencë të përafërt politike nën pan-komunizmin.Atëherë si është e mundur që ligji anti-duhan zbatohet (me ndonjë përjashtim pas mesnate në ndonjë klube majë mali)? Si është e mundur që policia bën thjesht detyrën e vet? Pse është më dyst autostrada matanë?
Breshka nënë dhe breshka bijë
Nga këto gjëra jo dhe aq të vogla, duket se në garën tonë pas bananes evropiane, breshka bijë po ecën më shpejt se breshka që vetë-konsiderohet breshka “amë”. Pa qenë kompetent për të bërë studim në thellësi, nga sipërfaqja mund të lexoj që uria e breshkës së vogël për të arritur në destinacion është më e madhe. Një tjetër ndryshim që vërej së jashtmi, është se që në të dy anët e kufirit shqiptar, marrëdhënia me shtetin dhe ligjin në nivel nën-ndërgjegjeje ndryshon. Sigurisht administrimi perëndimor i Kosovës në këto 15 vjet dhe fijet e vjetra të kosovarëve në Perëndim luajnë rol. Mbase jemi më rebelë, mbase janë më përtacë, mbase jemi më budallenj, mbase janë më të trashë, mbase jemi më mercenarë, mbase janë më të ngulur, mbase dhe tërë kjo analizë sipërfaqësore është e pavlerë, por fakti mbetet, autostrada andej të rrezikon më pak, me policët kosovarë nuk e ha dot, dhe kur pi një gotë në lokalet e Prishtinës nuk mban era qen prej tymit.
Koloreto Cukali
Ne përdorim cookiese cila eshte thelbësore për ta bërë këtë faqe të funksionojë dhe ruaj sigurinë tua ne kete faqe, Cookies është opsionale.