xhebrail1
INTERIST
Kryetari i Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha, ka reaguar në lidhje me vendimin për shtyrjen e nëpunësit civil. Deklarata u bënë sot pasdite nga Basha gjatë një konference për shtyp me gazetarë.
Lulzim Basha tha se konsensusi politik u shkelmua për vdekje me kobure. Sipas tij, kryeministri Rama vuri para interesat vetjake meskine dhe hodhi poshtë konsensusin unanim që ua rrit për ligjin e “Nëpunësit Civil”, ligj që vetëm 4 orë donte dhe hynte në fuqi. “Mazhoranca duhet ta kuptojë që konsensusi nuk është çështje numrash, por vlerash. Opozita nuk e pranon këtë akt që godet në palcë konsensusin politik si vlerë, kërcënon rrugën integruese të vendit dhe riciklon konfliktin politik në vend. Kjo është një situatë e rëndë për demokracinë në vend”, theksoi ai.
Në vijim Basha kujtoi se motivi i shtyrjes së këtij ligji është spastrimi i administratës duke hequr mbrojtjen ligjore dhe duke shtuar intensifikimin e shkarkimeve.
Kreu i PD-së i ka bërë thirrje kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, që të mos e kthejë atë sallë në ‘Banana Republikë’ me ligje të xhunglës. “Kjo ndodh vetëm në’ Banana Republikë’ që mbështeten në ndonjë ligj të xhunglës, Rama e ka trajtuar Kuvendin e Shqipërisë si ‘Banana Kuvend’. I bëj thirrje kryetarit të Kuvendit të bëjë detyrën për të treguar se Kuvendi nuk është ‘Banana Kuvend’. Opozita nuk e pranon këtë akt që godet në palcë konsensusin politik si vlerë dhe riciklon konfliktin politik”.
Basha siguroi se opozita po përgatit të gjitha hapat e nevojshme lidhur me çështjen në fjalë. Kreu i PD-së theksoi më tej se në orët në vazhdim do të mblidhet grupi parlamentar demokrat si dhe aleatët për të vendosur për të gjitha hapat që do të ndërmerren. “Partia Demokratike është e bindur që duke përdorur të gjitha mjetet ligjore tu ofrojë administratës, anëtarëve që ndihen të kërcënuar asistencën e nevojshme”, u shpreh Basha.
Kreu i opozitës vuri në dukje se Partia Demokratike është e vendosur që duke i qëndruar besnike Kushtetutës dhe ligjeve, ti ofrojë administratës dhe anëtarëve të administratës që ndihen të kërcënuar të gjithë asistencën e nevojshme. /Telegrafi/