Ndeshjet e dyta në grupe nuk kanë dhuruar surpriza, te paktën natën e parë. E vetmja surprizë mund të quhet barazimi pa gola i Zenitit në shtëpi. Ndërsa rezultatet e tjera ishin të pritshme. Kështu Dortmundi ka thyer Marsejën, ndërsa Arsenali ka mundur më lehtë se sa parashikohej ekipin e Napolit. Ka shpëtuar për fije të perit Milani, që barazon në fund me anë të Balotelit nga pika e bardhë e penalltisë. اelsi nuk ka falur kësaj here, teksa në transfertë ka shkatërruar 4-0 Steuanë e Bukureshtit. Në këtë grup ka bërë përmbysje spektakolare Atletiko e Madridit, teksa nga 1-0 për Porton, ka fituar ndeshjen 1-2. Barcelona është treguar cinike, kur vetëm pasi ka mbetur me 10 lojtarë Sëlltiku, Fabregas ka shënuar golin e fitores. Ndërkohë, Shalke ka fituar në fushën e Bazelit.
Ndërkohë sot do të luhen 8 çiftet e tjera në grupe. Përballja më interesante është ajo e grupit D, ku Mançester Siti pret kampionët në fuqi të Europës. Të dyja skuadrat kanë nga 3 pikë dhe duan shkëputjen. Jo pak interesante është edhe sfida e grupit A, ku Shahtjor Donjecku pret Mançester Junajtid. Ndërsa Real Madridi dhe Juventus në grupin B relativisht kanë sfida të lehta dhe priten fitore. Në grupin C do të përplasin brirët Paris SG me Benfikën, edhe kjo një ndeshje vërtet për t’u mos u humbur.
/BalkanWeb
CHAMPIONS LEAGUE
GRUPI E
Bazel – Shalke 0-1
Steaua B. – اelsi 0-4
GRUPI F
Arsenal – Napoli 2-0
Dortmund - Marsejë 3-0
GRUPI G
Zenit – A.Vjenë 0-0
Porto - Atletiko M. 1-2
GRUPI H
Ajaks – Milan 1-1
Sëlltik – Barcelona 0-1
SOT
GRUPI A
Shahtjor – M.Junajtid
Leverkusen – Sociedad
GRUPI B
Real M. – Kopenhagen
Juventus – Gallatasaraj
GRUPI C
Paris SG – Benfika
Anderleht – Olimpiakos
GRUPI D
M.Siti – Bajern Mynih
CSKA Moskë - Pëlzen