PiNkY
Anëtar i Nderuar
95 vjeçari nga Britania e Madhe me profesionin dentist, është vrapuesi më i vjetër në botë i cili ka vrapuar 200 metra në 55.48 sekonda.
Klubi “Silver Grey Sports Club” ka thënë se Charles Eugster ka kompletuar vrapimin të shtunën për 2.4 sekonda më pak se mbajtësi paraprak i rekordit, Orville Rogers, i cili e kishte mbajtur këtë rekord në SHBA që nga viti 2011.
Eugster, të cilit iu vu nofka e “pensionistit të moshuar më në formë në botë” pasi iu kishte përkushtuar fitnesit nga mosha 85 vjeçe dhe iu kishte bashkëngjitur një klubi të bodybuildingut dy vjet më vonë, iu falënderua përkrahësve në Facebook.
/albeu.com/