SHBA, i riu vdes nga droga, prindërit shpërndajnë fotot e tij për të ndërgjegjësuar të rinjtë
Familja e një adoleshenti në SHBA, i cili vdiq pas një overdoze droge ka shpërndarë imazhet e të riut në spital. Qëllimi i prindërve të viktimës ishte një përpjekje për të penguar të tjerët që të marrin drogë.
Brayden Travis, 18 vjeç nuk mori shërbim mjekësor për më shumë se 7 orë, pasi kishte marrë drogë në shtëpinë e një miku të tij. Mushkëritë dhe veshkat e tij nuk funksiononin dhe për më tepër ai pësoi goditje të rënda në pjesën e trurit.
Mjekët paralajmëruan se ai do të mbetet në një gjendje vegjetative. Nëna e të riut, Kelly Smith-Miller, pasi shpërndau në Facebook fotografitë e të birit në spital, i cili ishte pa ndjenja shkruajti një apel që të rinjtë ta braktisin drogën.
“Nëse historia e tim biri dhe fotot mund të shpëtojnë një jetë, apo të kontribuojnë në edukimin dhe ndërgjegjësimin e abuzuesve të drogës, atëherë ai dhe unë jemi shumë të lumtur ! Unë mund t’ju them se ai u përpoq për të luftuar këtë varësi, por nuk e fitoi betejën ! Ai nuk do të donte që dikush tjetër të kishte të njëjtin fat si ai”, shkroi nëna e të riut në Facebook.
g.shqip

![27524D1100000578-3027471-Overdose_Brayden_Travis_18_suffered_a_stroke_and_severe_brain_da-m-9_1428327567081.jpg](/proxy.php?image=http%3A%2F%2Fi2.wp.com%2Fgazeta-shqip.com%2Flajme%2Fwp-content%2Fuploads%2F2015%2F04%2F27524D1100000578-3027471-Overdose_Brayden_Travis_18_suffered_a_stroke_and_severe_brain_da-m-9_1428327567081.jpg%3Fresize%3D620%252C767&hash=a6a8b12f61eeac1ac24200899f421c64)
Brayden Travis, 18 vjeç nuk mori shërbim mjekësor për më shumë se 7 orë, pasi kishte marrë drogë në shtëpinë e një miku të tij. Mushkëritë dhe veshkat e tij nuk funksiononin dhe për më tepër ai pësoi goditje të rënda në pjesën e trurit.
![27524D1D00000578-3027471-image-m-13_1428327630104.jpg](/proxy.php?image=http%3A%2F%2Fi2.wp.com%2Fgazeta-shqip.com%2Flajme%2Fwp-content%2Fuploads%2F2015%2F04%2F27524D1D00000578-3027471-image-m-13_1428327630104.jpg%3Fresize%3D306%252C515&hash=6709b5c5362b114ae6b40e3471284137)
Mjekët paralajmëruan se ai do të mbetet në një gjendje vegjetative. Nëna e të riut, Kelly Smith-Miller, pasi shpërndau në Facebook fotografitë e të birit në spital, i cili ishte pa ndjenja shkruajti një apel që të rinjtë ta braktisin drogën.
![27524D1700000578-3027471-image-a-22_1428327762338.jpg](/proxy.php?image=http%3A%2F%2Fi1.wp.com%2Fgazeta-shqip.com%2Flajme%2Fwp-content%2Fuploads%2F2015%2F04%2F27524D1700000578-3027471-image-a-22_1428327762338.jpg%3Fresize%3D306%252C435&hash=9c03c858161765bfab2ac8b13cce8695)