Titulli: Ndihmeeeee!!
Kërkesat ndaj shtetasve shqiptarë për të udhëtuar lirisht drejt të hapsirës
Schengen
a) Të jetë i pajisur me pasaportë biometrike.
b) Të deklarojë qëllimin e udhëtimit si dhe të paraqesë, para punonjësit të kontrollit
kufitar, dokumentet që justifikojnë qëllimin dhe kushtet e qëndrimit.
Kur deklarohet në kufi se po udhëtohet për turizëm, për pushime, i pavarur nga
pritja apo shoqërimi i një personi tjetër, shtetas apo rezident në atë vend etj.,
duhet të paraqitet një rezervim hoteli, bileta e kthimit (nëse udhëtohet me avion
ose mjete të transportit ujor) si dhe të ardhurat financiare që ka ai me vete.
Kur deklarohet se udhëtohet për aktivitete të ndryshme, paraqitet
dokumentacioni mbi aktivitetin, për të cilin personi është ftuar.
Kur deklarohet se udhëtohet për arsye shëndetësore, paraqitet rekomandimi i
institucionit shëndetësor shqiptar si dhe konfirmimi i institucionit shëndetësor
ku do shkohet.
Kur deklarohet se udhëtohet për vizitë tek një i afërm, duhet të jepet informacion
mbi të dhënat e personit pritës, adresa e tij, nr. telefoni, etj.
Ka vende ku si dokument bindës për autoritetet e kufirit është edhe një ftesë nga
familja pritëse e cila mund të jetë e firmosur nga autoritetet komunale. Kjo kërkohet kryesisht në ato raste kur vizitori paraqet dyshime për qëllimin e
udhëtimit.
Në të gjitha rastet, shtetasi duhet të ketë:
siguracionin shëndetësor (për periudhën e qëndrimit)
dokumentacionin e nevojshëm të makinës, nëse udhëtohet me makinë (leje
ndërkombëtare drejtimi automjeti, patentë ndërkombëtare dhe karton të gjelbërt
sigurimi ndërkombëtar të makinës).
Mjetet e udhëtimit (bileta avioni, trageti,etj.)
Mjetet e jetesës gjatë qëndrimit në zonën Schengen
Shtetasi duhet të ketë mjete të mjaftueshme të jetesës, si për periudhën e qëndrimit të
synuar edhe për kthimin në vendin e prejardhjes ose transitin në një shtet të tretë në
të cilin ai është i sigurt se do të pranohet, apo është në gjendje të përfitojë mjete të tilla
në mënyrë të ligjshme. Po sa është kjo shumë? Vende të ndryshme kanë përcaktuar
shuma të ndryshme. Përafërsisht kjo shumë nuk e kalon 50 euro dita, kur shtetasi ka
një rezervim hoteli.
c) Shtetasi nuk duhet të figurojë në listat e personave që përbëjnë kërcënim për
rendin, shëndetin publik apo sigurinë e brendshme.
d) Emri i këtij shtetasi nuk duhet të figurojë ndër emrat e personave ndaj të cilëve
është dhënë masa ndalim hyrje qoftë edhe në një nga vendet në fjalë.
Nëse për çdo njërin shtetas është marrë një vendim nga autoritetet administrative
kufitare apo ato gjyqësore të qoftë edhe njërit nga vendet e hapësirës Schengen për t’i
ndaluar hyrjen në atë vend, dhe ky informacion është hedhur në sistemin SIS, ky
person nuk mundet dhe nuk do lejohet të hyjë në asnjë nga këto vende; pra do të
prapësohet, me të mbërritur në pikën e kalimit të kufirit të vendit të parë të hapësirës
Schengen. Vendimet për të ndaluar hyrjen, janë kompetencë e këtyre autoriteteve.
Këto vendime merren për raste, të cilat i ka përcaktuar Kodi Schengen, dhe që janë:
kur personi është dënuar për një vepër penale për të cilën Kodi Penal parashikon
dënim minimal 1 vit burg.
kur personi ka qenë subjekt i një urdhër largimi, largimi me forcë (deportimi,
kthimi apo dëbimi), që kryesisht zbatohen për raste të qëndrimit të paligjshëm.
kur ka të dhëna se personi është përfshirë në aktivitete kriminale apo dëshmi të
qarta se ka për qëllim një gjë të tillë.
Vendimet të tilla, në të gjitha rastet u komunikohen me shkrim të interesuarve. Dhe
kjo masë nuk hiqet automatikisht me mbarimin e kësaj periudhe. Kurdoherë, kur
shtetasit e mbyllin këtë periudhë penalizimi disa vjetore, duhet që mbi bazën e
vendimit të dhënë dhe me ndihmën e një avokati, t’u kërkojë autoriteteve të shtetit
përkatës heqjen nga sistemi SIS të masës së ndalimit.
Në raste të veçanta, kur konstatohen zvarritje administrative dhe dokumentacioni i
shtetasit është i rregullt, MPJ nëpërmjet përfaqësisë diplomatike mund të kërkojë
informacion pranë autoriteteve kompetente të vendit përkatës, me qëllim sqarimin dhe
lehtësimin e situatës së shtetasve shqiptarë.
e) Për minorenët, nëse nuk janë të shoqëruar nga të dy prindërit, kërkohet të
respektohen kushtet e lëvizjes sipas legjislacionit kombëtar dhe ndërkombëtar.
Kujtesë:
اdo udhëtar duhet të ketë parasysh se:
Autoritetet kufitare të shteteve anëtare të zonës Schengen kanë të drejtë të refuzojnë
hyrjen e personave që nuk plotësojnë këto kërkesa dhe të vendosin përfundimisht
nëse do të lejojnë hyrjen në zonën Schengen.
اfarë ndodh nëse qytetarët shqiptarë shkelin rregullat e qëndrimit
Në hyrje dhe gjatë qëndrimit në vendet e BE-së, qytetarët shqiptarë duhet që të
zbatojnë disa kërkesa dhe rregulla.
Nëse do t’i shkelin këto rregulla, ata do të bëhen subjekt i largimit apo deportimit me
forcë, veprim i cili shoqërohet gjithmonë me ndalim hyrje nga 1-5 vjet.
Për një kategori shkeljesh të rregullave të qëndrimit, shtetet anëtarë të BE-së aplikojnë
masa administrative gjobe, të cilat shkojnë nga 600 deri në 3000 euro. Në rast se këto shuma nuk paguhen, atëherë personi i gjobitur nuk do lejohet të hyjë në atë vend, që i
ka vendosur gjobën, deri sa ta paguajë atë me gjithë kamatën e vonesës.
Me rëndësi është të dihet se cilat janë këto rregulla që shtetasit shqiptarë nuk duhet të
shkelin:
Së pari, nuk duhet të shkelet afati i lejuar për qëndrim që është 90 ditë brenda
180 ditëve.
Së dyti, nuk duhet të shkelet legjislacioni vendas, kryesisht ai mbi punësimin.
Pra, nëse kapesh duke punuar pa dokumentacion te rregullt bëhesh subjekt i
largimit dhe ndalimit të hyrjes.
Së treti, nuk duhet të bëhesh problem për sigurinë publike, apo të përfshihesh në
aktivitete kriminale.
Së katërti, nuk duhet të bëhesh barrë publike (person që nuk ke të siguruar
strehimin, ushqimin apo nevojat e tjera jetësore).
Të gjitha kërkesat që përmenden më lart mbi hyrjen dhe qëndrimin në zonën
Schengen janë kushte që aplikohen për të gjithë të huajt në BE.