My Self
Born To Be Happy
![kanibali-kinez.jpg](/proxy.php?image=http%3A%2F%2Ftop-channel.tv%2Ffoto%2Flajme%2Fkanibali-kinez.jpg&hash=0d55957b1f392da3eb74c88ec162c88b)
Një shofer autobuzi i dehur ka sulmuar një grua në Kinë duke e kafshuar në fytyrë e tashmë fatkeqes do i duhet të bëjë disa operacione plastike për të rregulluar sadopak pamjen e saj.
Siç publikon ‘Daily Mail’, burri me emrin Dong kishte pirë shumë gjatë drekës dhe në një rrugë të qytetit Wenzhou ndaloi përballë makinës që po ngiste viktima e sulmit. Dong hipi mbi makinën e saj dhe nisi të godiste mjetin. Kur gruaja doli nga makina për tu larguar, Dong i hipi sipër duke e rrëzuar në tokë e nisi t’i kafshonte fytyrën.
Kalimtarët u munduan ta ndalonin agresorin, por pa sukses. Vetëm mbërritja në vendngjarje e policisë i dha fund tërbimit të shoferit të pirë.
Mjekët kanë bërë të ditur se gruaja tashmë ka nevojë për ndërhyrje në hundë dhe buzë.
TCH