100 gra janë ndaluar nga policia e Gjirokastrës, pasi dyshohej se ato shkonin për të punuar ne kultivimin e lëndës narkotike Cannabis Sativa, në fshatin Lazarat. Burimet zyrtare bëjnë me dije se operacioni nisi në orët e para të mëngjesit të djeshëm, ku 7 furgona me punëtore ishin nisur për në Lazarat për të mbjellë hashash.
Sipas informacioneve mësohet se ato paguheshin 2 mijë lekë të vjetra për punën që bënin. Agjentët e anti-trafikut kanë ndaluar automjetet dhe i kanë mbajtur gratë për disa orë duke ju marrë deklarime me shkrim mbi personat që i kishin kërkuar për ti punësuar dhe me pas ato janë lenë të lira. Sipas burimeve të brendshme, operacioni kishte nisur disa ditë më parë, ku disa agjentë kishin hasur disa makina që dërgonin pleh dhe autobote me ujë në Lazarat.
Policia e Gjirokastrës ka bërë të mundur të grumbullojë të dhëna mbi prodhuesit e hashashit si dhe mbi vendndodhjen e parcelave që do të mbilleshin. Ky muaj është më i përshtatëshmi për mbjellljen e lëndëve narkotike, ndaj pritet që uniformat blu të vazhdojnë operacionin dhe në javët në vazhdim./albobserver.

Last edited by a moderator: