Follow along with the video below to see how to install our site as a web app on your home screen.
Note: This feature currently requires accessing the site using the built-in Safari browser.
Martesat ne boten moderne duket se nuk po funksjonojne, Divorcet jane ne shifra te larta dhe vet martesat po zvendesohen me termin bashkejetim!
Cili eshte mendimi jot?
Me pelqyen postimet e mesiperme, po shtoj se nje familje qe te jete e shendoshe duhet te jete e rregulluar ne kete strukture:
Familja:
1. Koka=burri
2. trupi=gruaja
Ne menyre simbolike, ..pra jo "partnere" apo "aksionere" por burri dhe gruaja duhet te jene "nje mish i vetem"...qe nuk mund te ndahen..
meqenese sa siper nuk ndodh ne boten e sotme, familja do te vije gjithnje e me shume ne shkaterrim..dhe martesa gjithnje me shume nje akt "pa kuptim" per vete kuptimin qe i eshte dhene... "partnere", "aksionere".... "te drejta te gruas", "feminizem".., e te tjera si keto..
bota po shkon drejt degjenerimit moral dhe fizik
termat perdoren ne ilustrim te nje kulture te caktuar ateiste-laike, dhe depertimi i kesaj kulture qe ka dhjetra vjet (ne mos qindra), qe eshte futur ne loje, pak e nga pak, eshte arritur degjenerimi i shoqerise dhe humbja e kuptimit te marteses...Ti thua se ''ngaterrimi''i termave ose qofte edhe kuptimi i tyre ne jo vendin e duhur eshte shkak per martesat qe nuk ecin dhe rritjen e nr te divorceve???
termat perdoren ne ilustrim te nje kulture te caktuar ateiste-laike, dhe depertimi i kesaj kulture qe ka dhjetra vjet (ne mos qindra), qe eshte futur ne loje, pak e nga pak, eshte arritur degjenerimi i shoqerise dhe humbja e kuptimit te marteses...
Nuk mund te thuash se shoqeria po degjenerohet ngaqe martesat spo ecin,degjenerimi i shoqerise vjen nga faktore tjere eshte teme tjeter kjo...Ska ndonje formule te vecante per mbarevajtjen e marteses as nuk ka ndonje ligj qe te thuhet femra koka e mashkulli trupi apo anasjelltas...Ka plot meshkuj qe jane si natyre ''qullace'' e qe formojne nje lidhje me nje femer te shkathet ose dhe anasjelltas(femra te ''qulleta''qe formojne lidhje me meskujt te shkathet),gjerat ne nje familje apo ne nje marredhenie cift sjane te ndara...Une jam mashkulli une do bej ligjin ti femra ti zbatoje...Ne nje martese vec nje ligj ekziston''ligji i respektit reciprok'',ligjet tjera i formon vete cifti gjithmone ne baze te perputhjes se tyre ne karaktere...
sigurisht ne situaten e sotme gjithkush e trajton martesen si ia ka qejfi,..trajtimi qe ke bere ti eshte i pranueshem per mendimin tim,..sepse kur une them se jane "nje mish i vetem" kuptohet qe nuk ndahen dot dhe nuk mund te sillen keq njeri ndaj tjetrit...
por "ligji i respektit reciprok" qe hedh ti eshte pikerisht "partneritet"..., ka veçanti burri qe eshte koka dhe i duhet pra te mendoje se si te mbaje familjen..dhe gruaje si trup qe i bindet pra, burrit dhe ka menaxhimin e situates brenda shtepise dhe rritjen e edukimin e femijeve..
jemi pra ne kushtet se c`kuptojne shtresa te ndryshe me termin "martese"
ajo qe une thashe eshte martesa, gjithcka tjeter eshte, kontrate, marreveshje, me jep-te te jap (reciproke), partneritet per interesa te ndryshme,..etj..., por jo "martese"..keshtu qe eshte e qarte qe sa vjen e po shkaterrohet institucioni i familjes qe nuk ka as koke dhe as trup...
Koncepti i Krishtere..
Gjerat shihi me syrin tjeter jo te fese e para kjo,gjeja tjeter qe dua te them eshte se po flasim per njerezit sot..Sot kemi meshkuj dhe femra ne karriere ka ik koha kur gruaja ka ndejt ne shtepi jo edukimi i femijeve e mashkulli ka siguruar jetesen...Sot kemi te dy kontribut per familjen dhe per ekonomine dhe gjerat jane te perbashketa...Ska partnetship sic e cileson ti ne nje martese jane dy karaktere qe i bashkon dicka,dashuria per njeri tjetrin qe eshte e pakushtezuar dhe respekti,gjithashtu dhe deshira per te krijuar dicka te shenjte bashke sic eshte familja......Ne nje bashkejetese po njelloj jane gjerat vec mungon nje cope leter aty qe e ben zyrtare kete bashkim....Vazhdoj ti qendroj mendimit qe ska ''udheheqes'' ne nje martese gjerat behen bashke dhe bashke vendosen...
marredheniet e çiftit pra, jane deformuar teresisht ne themel dhe kjo perben faktorin kryesor te shkaterrimit te marteses dhe familjeve...une i shoh gjerat me "fe" sepse une kete quaj "martese", gjithcka tjeter mund te jete gjithcka me perjashtim te marteses..sigurisht qe baza eshte "dashuria", por ka shume lloje dashurish, erotike, ..dashuri e vertete eshte ajo ne te cilen ti je gati te japesh jeten per gruan/burrin me te cilin je martuar..ne nje fare menyre edhe martesa ne konceptin e sotem s`ka ndonje ndryshim te madh nga bashkejetesa.., derisa mund te prishet kur te doje qejfi..pra nuk ka pergjegjshmeri ne martesat e sotme pale me ne bashkejetese qe eshte qartesisht imoralitet (kurveri).
Gjithmone eshte nje ''kenaqesi''me vete me diskutu me ty Ilia....Feja eshte filozofi me vete,nuk mund ta marresh fene ashtu kallep,feja trajtohet me kohen....Si mund te thuash qe bashkejetesa eshte imoralitet??Do ishte me mire sikur te martoheshin te benin nja 2-3 kalamaj e te divorcoheshin apo do ishte me mire te bashkejetonin,te shihnin deri ku kombinojne...Nuk eshte njelloj nje lidhje se sa nje bashkejetese qe jeton 24 ore ne 24 me nje person e nqs sheh qe perputhesh ben hapin e madh drejt marteses...Martese i ka mbet emri nga nje leter zyrtare Ilia se ne vetvete martesa bashkejetese do te thote....Imoraliteti shihet ne gjera te tjera jo ne bashkejetese....Bashkejetesen do e quaja ''prova''drejt marteses....
s`je e detyruar te diskutosh medomosdo..., ne trajtim e temes se marteses seicili sheh e trajton sipas besimit te tij..edhe shume tradita ne Shqiperi fillesen e kane nga feja. Feja eshte e pandryshueshme dhe nuk mund te trajtohet me kohen.. vete bashkejetesa eshte krijuar per te zevendesuar (eklipsuar martesen), ku pikerisht vertetohet ajo per te cilen eshte hapur tema..., ajo ka qellim vetem kenaqesine seksuale dhe asgje me shume..., dhe mundohen ta justifikojne gjoja si "njohje" paraprake,... ose "prova".. demagogjira per te fshehur karakterin 100 % imoral te bashkejeteses..dhe konkluzionin e ke dhene qarte ti duke e barazuar "martesen" me bashkejetesen, pervec nje cope letre..pra konkluzioni i hapesit te temes se "martesa" ka marre fund vertetohet..d.m.th. ajo qe quan ti "martese" nuk eshte me martese, sepse çifti nuk ka vullnetin dhe as pergjegjshmerine t`i mbahet deri ne fund,..dhe lindin divorcet ne mase...martese qe njeh divorcin nuk mund te kete..., martesa eshte lidhje e perjeteshme..dhe nuk prishet as nga vdekja
Po me privon kete ''kenaqesi'' diskutimi me ty???...Ilia,te ardhmen se di askush,njeriu martohet e kur arrin at efaze e arrin me besueshmeri te plote qe do zgjasi qofte dhe pergjithmone,por mund te lindin shkaqe,rrethana qe cojne ne nje martese te perfunduar..Kush e vuan me shume kete gje se sa femijet??Ne bashkejetese keta gjera nuk jane,njihen e skane nevoje per justifikime por jane gjerat me te hapura(nuk kombinojme nee bashkejtese ne te dy)...The me lart ti qe martesa eshte nje lidhje e perjetshme,dakord me ty jam kur thuhet kjogje ne lidhje me fene,para zotit jane lidhur dy njerez ne martese,por asgje nuk jeton perjetesisht ne kete bote,cdo gje eshte ne ndryshim,evolim...Njerezit smund te mendojne as te ndjejne njelloj si ne moshen 25 dhe ne moshen 40...Nqs dy persona martohen dhe pas njefare kohe gjerat ndryshojne duhet te durosh partnerin vec me idene se martesa eshte e shenjte???The dhe diku me lart se bashkejetojne per te shuar kenaqesine seksuale,pse ne nje lidhje edhe pa bashkejetuar nuk bejne sex???Sot sma merr mendja se ka akoma njerez qe kane etje per sex se spo dine ku te shuajne kenaqesine seksuale....
Martesat ne boten moderne duket se nuk po funksjonojne, Divorcet jane ne shifra te larta dhe vet martesat po zvendesohen me termin bashkejetim!
Cili eshte mendimi jot?
Ilia nuk eshte justifikim ai ''tu merzit bashkeshorti jepja duart'',se tek postimi i pare pak me lart kam shkruar: - Njerezit sdo divorcoheshin per arsye te parendesishme ashtu sic sdo u martonin per arsye te parendesishme....Kur do ti japesh fund nje martese ka arsye te medha aty,sjane teka te momentit apo lodhje e njerit nga partneret....Per bashkejetese je me i lire drejt vendosjes,ste pelqen me ai person,pse duhet te jetosh me nje njeri qe nuk perputhet ne asnje vend me tjetrin???Bashkejetesa eshte jete me vete Ilia,smund ta krahasosh me takimet e rastesishme,as smund te thuhet se bashkejetojne nga frika e semundjeve...Me nje njeri bashkejeton se do te ndash cdo gje ,jo nga frika se me dike tjeter smund te ndash ate gje....
sot konsiderohet aresye e rendesishme fakti qe "burri nuk me tha miremengjesi"..., ketu abuzohet sa te duash ti GLOOM...ne rastin e bashkejetes nuk kemi ndryshim nga te pasurit "dashnore" apo "dashnor", pra marredhenie thjesht per veten e tyre, ndersa martesa dhe marredheniet seksuale jane te destinuara kryekeput per lindjen e femijeve..., cdo marredhenie e kundert eshte kurveri.., dhe nuk ka ndonje dallim te madh nga ato qe ti quan "takime te rastesishme"..., por e ritheksoj se nuk eshte "njohja" qellimi i bashkejeteses, por nje legalizim i kurverise... dhe i mosdashjes dhe as mospasjes se vullnetit per te krijuar familje..
Ilia,ke mjaftcifte qe bashkejetojne dhe madje kane bere femije dhe keta jane imorale???Aman se ste jep moral nje cope leter e firmosur...
keto fakte qe thua ti une nuk i di..ne amerike p. sh. s`e kane problem te bejne femije e t`i lene me pas se ua rrit shteti. pra ka papergjeshmeri per femijet.., sot ka shume femije qe s`njohin prinderit, te cilet vetem "i prodhojne" dhe i lene ne papergjeshmeri...kur shpirti njerezor ka arritur ne kete shkalle kriminaliteti (sa te mos duash femijen tend), martesa, familja dhe gjithcka "moderne" po shkon drejt gremines se degjenerimit shpirteror,..prit kur te legalizohen edhe marredheniet seksuale ne grup.., ketu do veje puna..
Ca do behet e ca do legalizojne se di..Une them keta jane faktet keta jane rrethanat,njeriu i interpreton sipas deshires,gjera te keqija ka ne te gjithe boten...Kjo nuk pengon zhvillimin e njerezimit dhe zgjedhjeve te tyre...Secili zgjedh cila rruge i pershtatet dhe i duke me e vlefshme gjithmone duke e pare ne kendveshtrimin e tij,i sakte apo i gabuar ska rendesi,njerezia eshte e tille...Ka cifte dhe ne tr ,ne shqiperi pra qe jetojne pa u martuar(bashkejetojne,vec 5 raste njoh une)femijet spo i rrit askush vetem ata..Prinder te keqij ka plot sic ka dhe femije te keqij kur rriten e kam fjalen...Une flas zakonisht per nje mase te madhe per pergjithesine ti marresh rastet nje nga nje ca ka nje rast se ka nje tjeter....
E ke gabim,sepse te jesh prinder sdo te thote qe vetem te te figuroje emri ne nje leter apo certifikate...Kur behet rregjistrimi i femijes vihet ne certifikate emri i te dy prinderve(kjo zakonisht behet ne baze te deshires te dy partnereve),e kur vjen puna per te drejta i kane te dy te barabarte njelloj si te ishin te lidhur zyrtarisht ne nje martese...Kjo tregon me se miri ate qe po te thoja qe ne fillim ne lidhje me bashkejetesen....
Ne përdorim cookiese cila eshte thelbësore për ta bërë këtë faqe të funksionojë dhe ruaj sigurinë tua ne kete faqe, Cookies është opsionale.