Titulli: Kurani dhe Islamizmi jane kontradikta dhe absurditete !
5:10. E ata që mohuan dhe përgënjeshtruan argumentet Tona, ata janë banues të xhehennemit.
5:11. O ju që besuat! Përkujtojeni të mirën e All-llahut ndaj jush kur, një popull tentoi të zgjasë duart e veta (për mbytje) kundër jush, kurse Ai i zbrapsi duart e tyre prej jush. Respektojeni All-llahun (duke zbatuar urdhrat e Tij) dhe vetëm All-llahut le t'i mbështeten besimtarët.
5:12. Në të vërtetë All-llahu pat marrë zotimin e beni israilëve. Dhe prej tyre dërguam (caktuam) dymbëdhjetë prijës. All-llahu tha: “Unë jamë (mbrojtës) me ju!” Në qoftë se falni namazin, e jepni zeqatin, u besoni të dërguarve të Mi dhe u ndihmoni atyre, huazoni për hir të All-llahut hua të mirë, Ai patjetër do t'ua shlyejë mëkatet tuaja dhe do t'ju shtie në xhennete nën të cilët rrjedhin lumenj. E kush kundërshton pas këtij (zotimi) prej jush, ai e ka humbur rrugën e drejtë.
5:13. Për shkak se ata e thyen zotimin e tyre, Ne i mallkuam ata, dhe zemrat e tyre i bëmë të forta (të shtangura). Ata i ndryshojnë fjalët (në Tevrat) nga domethënia e tyre dhe braktisën një pjesë me të cilën ishin urdhëruar. Ti vazhdimisht do të vërejsh tradhtinë e një pjese të tyre, përpos një pakice nga ata. Pra falju dhe hiqju tyre. All-llahu i do ata që bëjnë mirë.
5:14. Ne e morëm zotimin edhe të atyre që thanë: “Ne jemi nesara” e edhe ata e harruan një pjesë të asaj me të cilën ishin udhëzuar, andaj Ne kemi ndërsyer armiqësinë e urrejtjen ndërmjet tyre deri në ditën e kijametit. E më vonë All-llahu do t'i njoftojë ata me atë që bënë.
5:15. O ithtarë të librit, juve ju erdhi i dërguari Jonë që ju sqaron shumë nga ajo që fshihnit prej librit, e për shumë nuk ju jep sqarime. Juve ju erdhi nga All-llahu dritë dhe libër i qartë.
5:16. All-llahu e vë me atë (me Kur'anin) në rrugët e shpëtimit atë që ndjek kënaqësinë e tij dhe me ndihmën e Tij i nxjerr ata prej errësirave në dritë dhe i udhëzon në një rrugë që është e drejtë.
5:17. E mohuan (e bënë kufër) të vërtetën ata që thanë se: “Zot është ai, Mesihu bir i Merjemes.” Thuaju: “ Nëse dëshiron All-llahu ta shkatërrojë Mesihun, birin e Merjemes, nënën e tij dhe gjithë ç'ka në tokë, kush mund ta pengojë atë?” Vetëm Atij i takon pushteti i qiejve, i tokës dhe ç'ka në mes tyre. Ai krijon çdo gjë që dëshiron. All-llahu është i gjithfuqishëm për çdo gjë.
5:18. Jehuditë dhe të krishterët thanë: “Ne jemi bijtë e All-llahut dhe të dashurit e Tij”. Thuaju: “E pse pra Ai ju dënon me mëkatet tuaja?” Jo, ju jeni njerëz që Ai ju krijoi. Ai i falë atij që do dhe e dënon atë që do. Sundimi i qiejve, i tokës dhe i gjithë ç'ka në mes tyre është vetëm i All-llahut dhe vetëm te Ai është e ardhmja.