Pe: Cfare jam "bere"
Deshira femijerore kane te gjithe,o ne nje menyre o ne nje tjeter...Vete femija qekur eshte i vogel krijon ne mendjen e tij disa imazhe,se cdo te behet kur te rritet...Tani ne keta imazhe ose deshira qe krijon femija varet edhe tek mjedisi,edhe tek personat qe e rrethojne...Femija ka gjithmone ne mendje nje pike ''referimi'',sheh dhe percepton shume gjera,kete pike referimi'' e ka nga nje person qe ai e sheh si nje ''ideal''per te..Deshiron te behet si ai,ka femije qe ''studiojne''me vemendje mesuesen e tyre te fillores,dhe ti pyesesh cdo behesh do thone,do behem mesuese e mire si mesuesja ime...Disa femije duke qene me te mbyllur ose dhe te afert me nenen e tyre,po ti pyesesh cdo behesh do te pergjigjen,do behem si mami im...Dmth qe mendimet e para te femijeve per te ardhmen e kane gjithmone nje referim,tek nje person qe per ta duket ideali,ose qe i ploteson ato ''tekat'' ose kenaqesite e moshes...Une kam ndryshuar shpeshhere mendje,nga mesuese,doja mjeke(kisha nje komshi mjeke,e mire ne paraqitje,e embel ne te sjellur,pa llogarit qe na jepte shiringa me luajt me kukulla),me vone duke u hapur me shume me boten,krijohen ide te tjera,deshira te tjera...Enderrat femijerore,jane shume te pakte mos te themi hic qe i jane realizuar,sepse jeta smund te kete nje vazhdimesi si femije 6=7 vjec si nje person 18 vjec...Fillon pjekuria,hulumtimi tjeter i botes qe te rrethon,synime te reja,rrethana te reja,pse jo dhe pika ''referimi' te reja...Une enderrat femijerore,skam realizuar asnjeren,sepse nuk kam ndjek asnjeren per realizim,kam marr nje drejtim tjeter...