Titulli: Jeta e burrit eshte shume me e lehte se ajo e gruas?
Eshte e vertet qe jeta e burrit eshte shume me e lehte se ajo e gruas??
Si dhe perse?
p.s Mendimin time personal e them ne vijim
Une mendoj se ju e keni dhene mendimin tuaj tashme, sepse ne vend qe te drejteoni a eshte ose ta beni ate nje fjali pyetse ajo eshte me shume pohore qe ne fjale te tjera jep edhe mendimin tuaj.
Une mendoj se jane aspekte te ndryshme qe duhen pare pasi jo te gjitha femrat e aq me teper ne vende te ndryshme te botes te kene jete te njejta, te kene te njejtat privilegje dhe te drejta. Nje tjeter aspekt qe duhet pare mendoj une eshte fakti qe jo te gjithe meshkujt i trajtojne femrat ne te njejten menyre, psh studimet tregojne se ato qe jane me te edukuar, qe kane shkollim me te shumte ne pergjithesi kane tendencen per te arritur nje fare ekuilibri.
Eshte e pakundershtueshme mendoj une qe jane fusha ne te cilat femra e ka jeten me te "veshtire" por kjo nuk do te thote qe perfundimisht eshte faji i meshkujve. P.sh nuk ka qene zgjedhja e meshkujve qe femra te lind femijen dhe jo ai, ose qe ajo te kaloje periudhat e menstruacionit.
Por nga ana tjeter eshte i paevitushm fakti qe jeta e tjetrit pare nga "kamera" apo pershkrimet ne letra eshte nje tjeter perjetim nga ai personal. P.sh eshte ndryshe te perjetosh nje ngjarje diku ne nje pjese te botes e cfaredo llojit te jete nga ajo e nje eksperience personale. Kam pershtypjen se grupet feministe gjithnje arrije te deshtojne ne aspkete te tilla.
Une kam pershtypjen se bota feministe me ate patriarkale dhe grupet e moderuara skane arritur dhe as nuk tregojne shenja se do te arrijne te krijojne kompromis qofte edhe per krijimin e nje teorie te perbashket. Arsyeja eshte kjo: feministet i cilesojne meshkujt si shkaktaret e cdo problemi ne bote "Meshkujt kane dy gabime te medha, ato qe thone dhe ato qe bejne", meshkujt patriarke besojne ne te drejte e mashkullit per te qene superior ndaj femres, kjo bazuar ne historine e shoqerive, mesimet fetare e thjeshte adoptimi i tipareve kulturore te shoqerive te planetit. Nga ana tjeter te moderuarit i jap te drejte te dyja grupeve ne aspekte te vecanta dhe nuk tregojne gishtin ndaj njeres pale apo tjeteres duke argumentuar qe te gjithe kane jete te veshtire, te gjithe vuajne dhe thjeshte bejne jete. Jeta e mundimshme eshte e paevitueshme.
* Une anoj me shume nga kjo e fundit.
Shoqerite e botes nuk kane qene ndonjehere dhe gjasat jane qe asnjehere nuk do te arrijne qe te jene perfekte tregon faktin se ndryshimet radiakle per barazi dhe drejtesi ndaj gjinive nuk do te mund te arrihen ndonjehere.