Disa kuriozitete
Qeni shikon vetem bardh e zi.
Nëse një njeri thërret për 8 vjet, 7 muaj dhe 6 ditë, prodhon një sasi të tillë energjie, të mjaftueshme për të ngrohur një filxhan kafeje.
Fluturat e ndjejnë shijen me këmbë.
Yjet e Detit nuk kanë tru.
Kush përdor dorën e djathtë, jeton mesatarisht 9 vjet më shumë se ai që përdor dorën e majtë.
Muskuli më i fortë i organizmit është gjuha.
Disa luanë arrijnë të çiftëzohen më shumë se 50 herë në ditë.
Për çdo 100 gram qumësht të prodhuar, një nënë harxhon 87 kalori.
Numri i qelizave në trupin e njeriut është 70.000.000.000.000.000.000 (ose 70 herë 10 në fuqi të 18 )
Patatet e skuqura përmbajnë një sasi 4 herë më të madhe të kalorive dhe një sasi yndyrnash 19 herë më të lartë krahasuar me patatet e ziera.
Pirja e duhanit ngushton arteriet e vogla të testikujve dhe zvogëlon funksionalitetin e penisit. Kush pi duhan, rrezikon të prodhojë më pak testosterone dhe më pak spermatozoidë në krahasim me dikë që nuk pi duhan.
Kripa e jodizuar është e efektshme vetëm kur konsumohet e patretur; është e kotë t'ua hedhësh gjellëve në zjarr, pasi gjatë zierjes temperaturat e larta shkatërrojnë këtë mineral të rëndësishëm.
Frekuenca e frymëmarrjes në momente pushimi është 12 akte në minutë. Gjatë një ushtrimi fizik, frekuenca mund të shkojë 35-45 cikle/min.
Në të kundërt të asaj që shumë nga ne besojnë, karotat mund të konsumohen qetësisht nga diabetikët; shija e tyre e ëmbël ekziston për shkak të disa substancave jo sheqerore.
Farat e pjeshkave, mollëve dhe frutave të tjera përmbajnë Cianur, një helm i fuqishëm, i nevojshëm për të luftuar insektet që mund të ushqehen në farë. Por gjithsesi bëhet fjalë për një sasi të limituar, e papërfillshme për organizmin tonë.
Gjethet më të mëdha i ka një lloj pallme e quajtur “Rafia”, rritet në brigjet e lumit Amazon. Gjethet e saj të blerta arrin gjatësi deri 22 metra dhe gjereësi afër 12 metra, kurse bishtin e gjethës e ka 5 metra të gjatë.
Një gjethë e tillë mund të strehoje 10 njerëz.
Peshkun trashanik “Siluris Glanis”- shkencëtarët erdhën në përfundim se përkundër kokës së madhe, është peshku më budalla në Botë, sepse në pranverë ku bënë nxehtë, në breg të lumit rriten shelgjet dhe në ujë bien thuprat e këtij druri së bashku me gjethet, peshku trashanik me ngutësi i përbin duke menduar se bie ushqimi I tyre i preferuar. Në lukth këto fije të shelgjes lëshojnë alkool që e bën peshkun të humbur.
Gjaku në organizmin e njeriut udhëton shumë shpejte: prej zemrës deri te gishtërinjtë e këmbës arrin për 16 sekonda, deri në tru për 8s, deri në mushkëri vetëm për 6 s.
Ekzistojnë rreth 6 000 sëmundje gjenetike dhe nga këto vetëm për një pjesë shumë të vogël shkencëtarët kanë idenë se si t'i kurojnë. Shpresohet që me deshifrimin e materialit gjenetik të arrihet të kuptohen më mirë sëmundjet, mekanizmat e tyre dhe mundësisht të gjendet një kurim.
------
Nivelet e kolesterolit në trupin e njeriut ndryshojnë me stinët. ثshtë ky rezultati i arritur nga një kërkim i kryer nga Universiteti i Masacusetit mbi 517 persona të shëndetshëm. Doli si përfundim që nivelet e kolesterolit ishin më të mëdha në vjeshtë dhe në dimër, dhe më të ulëta në pranverë dhe verë. Nuk dihet mirë se cilët janë mekanizmat që çojnë në këtë rezultat. Matjet tregonin që vlerat më të mëdha për meshkujt mbërrijnë në dhjetor, kurse për femrat në janar. Vlerat e regjistruara tregonin një rritje rreth 3.9 mg/dL tek meshkujt (vlerat mesatare ishin 222 mg/dL) dhe 5.4 mg/dL tek femrat (vlerat mesatare ishin 213 mg/dL). Disa nga këto ndryshime mund të përshkruheshin me variacionet që pëson plazma në stinët e ndryshme. U gjet edhe që nuk kishte lidhje me dietën që përdoret në stinët e ndryshme.
------
Për herë të parë, regjistrimi i tokave u bë nën pushtimin otoman në vitet 1431-1432. Atë kohë, Tirana kishte 60 qendra të banuara me rreth 1000 shtëpi dhe 7300 banorë.
------
Gjuha e një kameleoni është dy herë më e gjatë, sesa trupi i tij.
------
Një lopë gjatë jetës së saj mund të japë 200.000 gota qumësht
------
Milingonat nuk flenë asnjëherë gjumë.
------
60 minuta nën tokë brenda një arkivoli; duket se është kufiri i fundit i sporteve ekstreme, edhe pse me sportin nuk duket të ketë shumë lidhje. Duke paguar 75 euro, një sipërmarrës holandez ofron mundësinë që gjithkush mund të varroset për argëtim. Kjo gjë duket si një makth i keq, por duket se funksionin më së miri, kjo kuptohet lehtë nga numri i madh i atyre që kanë kaluar këtë eksperiencë.
------
Vrima e shtresës së ozonit mbi Antarktidë këtë vit ka arritur përmasa rekord, duke nxjerrë në pah se 20 vjet përpjekje për të kontrolluar ndotjen deri më sot kanë pasur një efekt shumë të vogël. Në një buletin mbi mbarimin e gazit të ozonit, i cili filtron rrezet e dëmshme ultra vjollcë, të cilat mund të shkaktojnë kancer në lëkurë, (WMO) një organizatë studimore tha së vrima do të arrijë kulmin e madhësisë së saj brenda disa javësh. Ndoshta nuk do të thyejë rekorde, por kjo tregon se sosja e ozonit vazhdon ende dhe se rigjenerimi i ozonit ka ende kohë për t'u konfirmuar.
---Milingonat e ndjejnë tërmetin që më parë dhe dalin menjëherë nga foletë.
---Në fytyrën e një maceje ndodhen 146 muskuj.
---Peshkaqenët nuk sëmuren.
---Breshka mund të ecë me 10 km në orë.
Në tokë ekzistojnë 4 oqeane dhe 56 detëra që së bashku e formojnë “Detin Botëror” I cili përfshin 71% të sipërfaqës së përgjithshme të tokës (316 mil.km2).
Sikur nga të gjithë ujërat e deteve dhe oqeaneve të nxirrej kripa,me të do të mbulohej gjithë sipërfaqja e tokës sonë me një shtresë prej rreth 130 metrash.
Fjala tenis është shkruar në anglisht dhe anglezët e kanë marrë nga frengjishtja.Kur fillonte loja dhe njeri gjuante me rraketë para se topi të hidhej i thoshte kundërshtarit:”tenez” që do të thotë:”mbaje”.Anglezët i dhanë fjalës formën që ka sot.
Prej kohësh njerëzit kishin vënë re se krokodilët,pasi hanin gjahun e kapur në ujin e detit fillonin e lotonin.Kjo dukuri të linte përshtypjen se kjo kafshë qante prenë e ngrënë.Prandaj dhe lindi shprehja “lotët e krokodilit” që personifikon hipokrizinë e njerëzve të ligj. E vërteta është se krokodilit nuk i vjen keq për kafshën e ngrëne,por është gjendra e kripës ajo që prodhon lotët. Dhe pikërisht pasi krokodili ka kollofitur kafshen së bashku me ujin e kripur,fillon veprimin e saj gjendra e kripës që ndalon sasinë e tepërt të kripës,e cila del jashtë në formën e pikave të lotëve.
Mendohet se që nga krijimi i shoqërisë njerëzore në botë kanë jetuar mbi 80 miliard njerëz.
Përqindja e vogël e kripëzimit prej 1.9 perqind i jep Detit te Zi një ngjyrë të errët karakteristike.
Në shoqërinë e sotme njerëzore fliten 2796 gjuhë të ndryshme.Ato ndahen në 11 grupe kryesore dhe 50 grupe “gjuhësh të vogla”.Njerëzit që flasin këto gjuhë përdorin rreth 8000 dialekte.
Kur u dukën për herë të parë në Australi,europianët vunë re një kafshë të cuditshme:ajo ecte me këmbët e prapsme ndërsa në bark kishte një si qese nga nxirrnin kokën të vegjlit.-C’është kjo?- i pyesnin ata indigjentët.-Kan-gu-ru - përgjigjeshin ata.Që nga ajo kohë kafsha e çuditshme u quajt kanguru.Kur më vonë studjuan gjuhën vendase,evropianët mesuan se “kanguru” do të thote “nuk kuptoj”.
Bleta është i vetmi insekt i zbutur nga njeriu.
Elefantët i tremben lepujve dhe qenve qofshin këta edhe të vegjël.
Sa kushton 1 kg mjaltë?
Për të prodhuar një kilogram mjaltë,një bletë i duhet të thithë nektarin e 12 milion luleve dhe për këtë të përshkojë një rrugë me gjatësi rreth 300.000 kilometra.
Në çdo litër ujë të sipërfaqes së detit ka mesatarisht rreth 10.000 gjallesa,në 100 metra ka 3.000 dhe në 5.000 metra ka mesatarisht 15 gjallesa.
Thellësia më e madhe e deteve dhe oqeaneve ndodhet në pjesën perëndimore të Oqeanit Perëndimor dhe arrin në 11030 metra.
Zakonisht një njeri ka në kokë rreth 100.000 qime floku.Tek flokëkuqtë kjo shifër arrin në 90.000,te bjondët në 140.000 dhe tek brunet diçka ne mes të këtyre dy shifrave.Mesatarisht,çdo ditë bien nga 50 deri në 100 fije floku.
Njeriu me shtatin më të lartë ka qenë austriaku Frederik Vinkelmeir,që ka jetuar në shek.VII.Ai ishte 2.78 m i gjatë.Gruaja më e gjatë e të gjitha kohrave ka qenë gjermania Mariane Wehler me gjatësi 2.55 m.Njeriu më i shkurter ka qenë Xhin Vorenburgu me gjatësi 45 cm dhe konkurrentja e tij Halami Aqube Ton Sinai me gjatësi vetëm 38 cm.
Uaston,hajde ketu,me duhesh.—Fjala e parë e transmetuar nëpërmjet telefonit nga shpikesi i tij,Aleksandër Graham Bell që thërriste ndihmësin e tij,Uaston.Ai mori patentën e telefonit me numër 174465 në vitin 1876.
اdo ditë në botë lindin 250.000 njerëz.Në çdo 100 vajza të sapolindura korrespondojnë 105 djem të sapolindur.Brenda 50 viteve të ardhshëm popullsia e botës do të dyfishohet.
Në vitin 1979 u harxhuan për qëllime ushtarake 450 miliard $,ne 1985 850 miliard $ dhe sot kalojnë shifrën prej 1.000.000.000.000 $.
Në vitin 1960 1/5 më e pasur e botës kishte të ardhura mbi 20 herë më të mëdha sesa 1/5 më e varfër dhe në vitin 1960 kjo diferencë u trefishua.
n47 vendet më të pazhvilluara të Afrikës e Azisë (që banohen nga 3 miliard njerëz) kanë të ardhuara vjetore 500 $ kurse vende të Evropës Veriore kanë 20.000 $.
Feodor Vasilijev nga Shuya (Rusi), nga gjithsejt 27 lindje gjatë viteve 1725-1765 lindi 16 bineqë, 7 treneqë, dhe 4 katërneqë. Vetëm dy fëmijë prej tyre vdiqën si foshnjë.
James Gill, i biri i Brenda dhe James Gill, lindi 128 ditë para kohës së paraparë. Në lindjen e tij më 20 Maj 1987 në Ottawa, Ontario (Kanadë) peshonte 624 gr.
Rosanna Dalla Corta nga Viterbo (Itali) sipas të dhënave në korrik të vitit 1994 në moshën 63 vjeçare lindi një djalë.
Një operacion i cili u zhvillua në vitin 1951 në Chicago, Illinois (USA), gjatë të cilit pacientes Gertrude Levandowski iu mënjanua një çistë nga njëra vezore e saj, zgjati prej 4-8 Shkurt d.m.th. 96 orë. Gjatë operacionit pesha e pacientes zbriti nga 280 në 140 kg.
Portieri Jose Luis Chilavert shenoi 49 gola gjatë ndeshjeve në klubin e tij dhe ekipit kombëtar ndërmjet Korrikut 1992 dhe Marsit 2000.
Thaumatin, një protein, i cili fitohet nga mbështjellësi i farës së një bime të quajtur Thaumatoccocus danielli është 61.500 herë më e ëmbël se sheqeri i zakonshëm. Kjo bimë rritet në disa vende të Afrikës perendimore.
Firma Lucent Technologies në Murray Hill, New Jersey (USA), urdhëroi më 15 Nëntor 1999 zhvillimin e një tranzistori me një gjatësi prej vetëm 50 Nanometrash, d.m.th. 1/2000 pjesë e trashësisë së flokut të njeriut. Kjo pjesë quhet edhe “tranzistori vertikal” pasi që të gjitha pjesët e saj janë të rradhitura në një pllakëz silikoni dhe rryma rrjedh në drejtim vertical
Me rastin e vdekjes së Hans Langseth në vitin 1927 në Kensett (USA) mjekra e tij kishte një gjatësi rekorde prej 5,33 m.
nPop-grupi i njohur suedez ABBA i formuar më 1972 në Stokholm debitoi në vitin 1970 nën emrin Festfolk në një Restaurant në Gِteborger. Pas dy vitesh, pra më 1972 mori emrin e ri nga inicialet e anëtarve të grupit: Agnetha Fنltskog, Benny Andersson, Bjِrn Ulvaeus dhe Anni-Frid (Frida) Lyngstad.
Helikopteri më i vogël në botë ishte njëulësi Seremet WS-8 i cili u prodhua më 1976 në Danimarkë. Ai kishte një motor me 26 KW dhe peshonte pa ngarkesë 53 kg. Rotori i tij kishte një diametër prej 4,5 m.
Shkencëtarët e “Oak Ridge National Laboratory” në Oak Ridge, Tennessee (USA) në Prill 1996 me ndihmën e një superpërçuesi arritën rrymën më të fortë të të gjitha kohrave : 2 milion Amper/cm². Rryma për nevoja shtëpiake ka një forcë me nën 1000 Amper/cm².
Protesta më e madhe kundër luftës u mbajt më 15.11.1969 në Washington D.C. (USA) ku morën pjesë rreth 600.000 pjesmarrës të cilët protestuan kundër vazhdimit të luftës së amerikanëve në Vietnam.
Arusha e bardhë mund të notoj pandërprerë deri 100 km.
Rekordin botëror në qëndrim në një këmbë e theu Arulanantham Suresh Joachim nga Sri Lanka prej 22.05.1997 deri me 25.05.1997 duke qëndruar 76 orë e 40 minuta.
Me 9.06.1996 Walter Arfeuille (Belgjikë) tërhoqi me dhëmbë 8 vagonë treni mbi hekurudhe, me një peshë gjithsejt 223.880 kg në largësi prej 3,2 m.
Më 17.12.1998 kinezi Li Jian Hua në emisionin televiziv Guinnes World Records: Primetime ngriti me vesh peshën 50 kg (tjegulla ndërtimi të lidhura bashkë dhe të kapur në veshin e tij).
Kenguri më i madh (Macropus rufus) në Australinë qendrore, -jugore dhe atë -lindore, plotësisht i drejtuar është 1,80 m i lartë, dhe gjatësia e përgjithshme (megjithë bisht) është 2,85 m. Pesha e tij rreth 90 kg.
nKilauea në Hawaii (USA) është vullkani më aktiv në botë. Që nga viti 1983 është pandërprerë aktiv dhe vjell 5 m³ llavë në sekondë.
Amerikanja Janice Deveree në vitin 1884 kishte mjekër me gjatësi 36 cm.
Personi më i vjetër i të gjitha kohërave, me datëlindje të vërtetuar, ishte françezja Jeanne Louise Calment. Ajo u lind më 21.02.1875 dhe vdiq më 04.08.1997 në Arles të Francës në moshën 122 vjeçare.
Binjakët më të rëndë në botë ishin Billy Leon dhe Benny Loyd McCrary, alias McGuire, nga Hendersonville (USA) të cilët u lindën më 7.Dhjetor 1946. Deri në moshën 6 vjeçare kishin shtat normal. Në Nëntor 1978 Billy peshonte 337 kg. ndërsa vëllau i tij Benny 328 kg. Billy vdiq në Korrik 1979.
Zbuluesi i parë i phonograph-it (gramophonit të mëvonshëm) ishte amerikani Thomas Alva Edison në vitin 1877, i cili kishte planifikuar të zbuloj një inçizues diktimi për punë në zyre. Phonographi i asaj kohe kishte formë cilindri, deri në vitin 1887 kur zbuluesi gjerman Emile Berliner zbuloi pllakë-phonographin (gramophonin) i cili i zhvillua në një medium artistik.
Gjurmimi më i madh i arit ndodhi në SH B A, ku më 24.01.1848 një pronar i një puntorie të drurit dhe shoku i tij, në Sacramento (sot California) zbuluan ar. Një vit më vonë e vërshuan mbi 80 000 gjurmues të arit të ashtuquajturin forty-niners në këtë regjion. Në vitin 1853 numri i tyre arri mbi 250 000.Marilyn Monroe, gjegjësisht Norma Jean Mortenson, legjendë e filimit, muzikës dhe bukurisë, e lindur më 01.06.1926, në fëmijërinë e saj ndërroi 12 familje përkujdesëse.
A e dini qe ne natyre nuk ekziston asnje ushqim natyral me ngjyre te kalter.
Një grua në Angli i ka dhuruar muzeut një palë këpucë të cilat i ka veshur për gati 70 vite. Kathleen Dodd nga Hartlepool ka marrë këpucët e kafenjta si anëtare e Ushtrisë së Terrenit gjatë Luftës së Dytë Botërore. “Këto janë këpucët e ushtrisë, të cilat ishin pjesë e uniformës.
Duhet të dorëzonim gjithçka pas luftës, përveç këpucëve”, thotë 87-vjeçarja. Ajo thotë se i ka veshur këpucët gjatë tre viteve të shërbimit ushtarak dhe vazhdoi t’i vishte për shumë vite më vonë. Dodd thotë për “Daily Telegraph” se me këto këpucë ka njohur bashkëshortin. “S’e di pse i kam ruajtur”, thotë ajo. “Besoj për një arsye sentimentale, pasi kam shumë kujtime të bukura me to. S’kam dashur t’i heq asnjëherë, pasi më kujtojnë kohët më të bukura të jetës sime”, shton ajo.
Krokodili vazhdon te zgjatet deri ne diten e fundit te tij. Krokodili me gjatesine rekord eshte gjetur ne Amerike dhe ishte i gjate 7.2 metra.
Nje shqiponje mund te shohe prene e saj qe 3000 metra larg
Dalfinet flene me nje sy hapur.
Ne Zelanden e re ka 4 milione njerez dhe 70 milione dele
Minjte mund te durojne pa uje me teper se devete.
Sipas shkencetareve amerikane Hena cdo 1 mije vjet largohet nga Toka 20 metra per shkak te dobesimit te forces terheqese te Tokes.
Nervi pamor i syrit perbehet prej 500 mije fijesh te cilat nese renditen njera pas tjetres do te arrijne gjatesine 60 km.
Edhe thjesht të qëndruarit në këmbë të zgjat jetën
Nuk është e domosdoshme të bësh vrap apo palestër. Mjafton edhe një gjysmë-orësh në këmbë çdo ditë. Këtë ide e pohon një kërkim i bërë në Universitetin e Misurit, sipas të cilit shumë aktivitete, si të folurit në telefon (duke u sorollatur në zyrë apo në shtëpi) ose të shoqërosh fëmijët e tu në një park, mund të bëhen duke qëndruar në këmbë. Kjo djeg dyfishin e kalorive që merr trupi nga ushqimet krahasuar me aktivitetin normal, fizik, ditor.
* Luanet nuk gjuajne asnjehere. Ata luftojne mes tyre per pozicion me te larte midis femrave (luaneshave).
* Kanioni me i madh ne bote eshte COLORADO, i gjate 350 km, i thelle 1800 m. Ndersa ne Evrope, kanioni me i madh eshte ai i lumit Tara, ne Mal te Zi. I gjate 78k m dhe i thelle 1.300 m.
* Nese e goditni murin me koke per nje ore, do harxhoni 50 kalori, ndersa nese pertypni camcakiz tere diten, do harxhoni 200 kalori.
* Kur i skuqet njeriut fytyra nga turpi ose ngazellimi, i skuqet dhe barku.
*Isaac Newton eshte cregjistruar nga shkolla, me kerkese te nenes se tij, e cila deshironte qe i biri te behej fermer.
*Syte e njeriut kane madhesine e njejte qe nga lindja, ndersa hunda dhe veshet ndryshojne madhesi (zmadhohen) gjate tere jetes.
* Elefantet jane te vetmet kafshe qe nuk kercejne dot.
* Cdo vit, konsumohet 135 milione m3 kafe. Ne tregun boteror, midis lengjeve, kafeja eshte e dyta, menjehere pas naftes.
Dhija kur e mban bishtin më lart se zakonisht, paralajmëron se do të ketë stuhi me rrebesh !
Milingona mashkuj nuk egzistojnë !
fjalaebukur