Pe: Ku çalon Shqiperia ?
Ne te gjitha cfare eshte vene ne sondazh.
Sistemi Arsimor = Mugesa e deshires per te mesuar e nxenesve eshte shuar (ndoshta rrjedhoje e mesuesve dhe brezave te rinj qe kane marre vendin e brezave te vjeter dhe qe nuk kane aftesine ta bejne mesimin sa me te kendshem dhe me te afrueshem ne menyre qe nxenesit te kene deshire te studiojne) tjeter eshte korrupsioni i universiteteve, ku diplomat apo nje dege nuk fitohet me me forcat e veta por duke dhene lek dhe kur dalin ne jete nuk dine te jene mesues per brezat me pas ajo qe shpreha pak me siper kesaj.
Energjitika = Shqiperia ka mundesine me te madhe ne Ballkan mos te vuaj nga kjo ane por ja qe vuan dhe prerjet e dritave akoma vazhdojne (dje me duket e tha dhe Ida qe sapo i kishin ardh dritat dhe ishte e gezuar)... me shume u japin shteteve fqinje energjine tone sesa vete popullit tone .... ka shume per tu bere dhe ne kete fushe.
Infrastruktura (Rrugore, ajrore, hekurodhore...) = Dhe ne kete pike me indinjon fakti me shume per hekurudhen e cila ka qene kohe me pare nje mjet shume i perdorur nga njerzit por qe sot jane shkaterruar dhe nuk marrin mundimin ti rregullojne dhe ti bejne te pershtatshme per udhetime( per personat qe nuk kane mundesi te kene nje makine psh sepse nuk jane te gjithe te pasur), dhe per avionet nje skandal i madh te udhetosh ne avionet shqiptare... Jane teper te shperdoruara dhe qe duhet tu jepet nje mundesi per rinovime apo pse jo dhe blerje te reja .... Dhe rruget terhiqe mos e keput jane, mire qe jane rregulluar nja dy autostrada por te hysh ne brendesite e qyteteve shqiptare jane nje katastrofe totale...
Sistemi Shendetsor = Eshte pika me delikate dhe me kryesorja per njeriun gje qe ne Shqiperi ka ngel si nje ceshtje e fundit, spitalet jane lene ne meshire te fatit, mungojen shume e shume gjera per shendetin e njerezve... dikush me ka thene "shyqyr jane keto klinikat private se te ishte per spitalet shteterore do kishim vdekur ne ndonje krevat se asnje sdo na perfillte sidomos ne qe skemi lek"
Sistemi i Drejtesise = Cfare te heqesh cfare te shtosh ne kete pike nje korrupison i madh qe nuk po shuhet... Kriminelet rrine jashte bejne qejf akoma dhe kesaj dite sepse paguajne blejne gjyqtaret, avokatet, hetuesit etj etj ... Nuk kam fjale per kete pike sepse eshte nje pike qe s'ka fjale per tu thene aq shume katastrofike eshte (edhe vedet europiane e kane bere te ditur) por ia kane thene po kujt ia kane thene - ketu eshte ceshtja.
Korrupsioni administrativ = Dhe kjo si tjetra me siper korrupsion dhe vetem korrupsion, kush ka lek fiton
Si perfundim: cdo gje qe eshte shume e rendesishme per vendin tone eshte lene pas dore, me shume shikohen politikanet, zgjedhjet e budallalleqet e tjera sesa ceshtjet qe duhet te jene ne priori per vendin tone . Shteti dhe politikanet shqiptar e kane mendjen kush e kush te mbushi xhepat e tij, kush e kush te beje vilen me te madhe dhe me te bukur, kush e kush te veje me pushime ne vendin me te shtrenjte, kush e kush te coj femijet e tij/saj jashte shtetit ne shkollat me te mira te botes etj etj .... Skandal me boje