fcbesia
Anëtar i Respektuar
Duke marrur shkas nga ky artikull do doja te hapja nje sondazh ne do jeni per kete ndryshim edhe ju anetare te nderuar,apo jeni kunder ketij.
“اdo shtetas që ka mbushur tetëmbëdhjetë vjeç, qoftë edhe ditën e zgjedhjeve, ka të drejtën të zgjedhë”. Ky është përcaktimi që bën Ligji Themeltar i shtetit shqiptar, Kushtetua, për të drejtën që ka çdo qytetar mbi 18 vjeç për të votuar, por pa e detyruar atë që ta ushtrojë domosdoshmërish atë. Por shumë shpejt, ushtrimi i të drejtës së votës nuk do të jetë më një detyrim moral, por një detyrim ligjor.
Sikur bojkotimi gjithnjë e më i madh i votimeve të ishte pasojë e papërgjegjshmërisë së zgjedhësve dhe jo e zhgënjimit gjithnjë e më të madh që politika ka krijuar në popull, Qeveria ka planifikuar që për zgjedhjet e ardhshme parlamentare ta bëjë pjesëmarrjen në votim të detyrueshëm për çdo shtetas, duke e sanksionuar këtë detyrim në ligj. Nisma është bërë publike dje nga vetë kreu i qeverisë, Sali Berisha, i cili duke e konsideruar rritjen e indiferencës qytetare ndaj politikës si një shqetësim, është shprehur se është duke menduar që të përcaktojë sanksione ligjore për të gjithë ata shtetas që nuk pranojnë të marrin pjesë në zgjedhje.
Për të realizuar këtë nismë natyrisht që mbetet për të ndryshuar edhe Kushtetuta, prandaj shefi i ekzekutivit ka bërë të ditur se do t’i kërkonte dhe opozitës që ta mbështeste një ndryshim të tillë ligjor. “Një problem mbetet i hapur dhe këtë do ta diskutojmë me opozitën. Ai i qytetarëve që nuk votojnë. Ka një grup njerëzish që nuk votojnë, por unë mendoj se së bashku me opozitën, mund të përcaktojmë një sanksion ligjor për këtë rast, kurse për ata që duan të votojnë, i siguroj se do t’i kenë gati këto dokumente”,- tha Berisha, pa specifikuar se cilat do të jenë masat ligjore që mund të merren për ata persona të cilët përsëri nuk do pranonin të votonin.
Nga ana tjetër ai ka garantuar qoftë opozitën, ashtu edhe faktorin ndërkombëtar se do të realizojë të gjithë infrastrukturën e zgjedhore për votimet e ardhshme, që me shumë gjasa pritet të mbahen në muajin qershor. Sipas tij, të gjithë shtetasit e interesuar do të pajisen me karta të sigurta identiteti para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, si do të realizojë Regjistrin Elektronik dhe listat e sakta të zgjedhësve. “Për sa i përket letërnjoftimeve dhe pasaportave biometrike, kontrata i përcakton qartë detyrimin kompanisë për t’i prodhuar në kohën e duhur, para zgjedhjeve.
Shekulli