Pse njerëzit dështojnë në qëllimet e tyre?

Arfenilla

Themelues i Forumit

inspiring-boy-reading-book-in-a-boat-artistic-vintage-high-resolution-wallpaper-for-desktop-background--500x300.jpg


Nuk kanë guxim që ëndrrat t’i bëjnë realitet

Derisa janë në botën e ideve gjithçka u duket e lehtë, mirëpo kur dalin në botën reale gjërat vështirësohen. Shumë njerëz nuk kanë guxim të bëjnë hapin vendimtarë, ndërsa ai është veprimi. Guximi nuk është ndonjë cilësi magjike e njerëzve të veçantë, ai është vetëm një vendim i qartë që të bëni atë që duhet dhe që doni, sado që të jetë e vështirë.

Nuk janë këmbëngulës aq sa duhet

اdo ditë shohim se si njerëzit me lehtësi heqin dorë nga planet dhe qëllimet e tyre. Vetëm një pengesë e vogël dhe menjëherë ndryshojnë jetën dhe qëllimet. Megjithatë, ekzistojnë njerëz që asgjë nuk mund t’i ndal në qëllimet e tyre. Këmbëngulja është vetëm një dëshirë dhe vetëdije e madhe për rëndësinë e qëllimit që është para jush.

Merren me gjërat të parëndësishme.

Shumë njerëz për shkak të vështirësive të mëdha në gjërat e rëndësishme zhyten mes atyre të parëndësishme. Ky është definicioni më i mirë i jetës së dështuar. Andaj, çdo ditë gjithçka që bëni vendoseni në shkallën e rëndësisë dhe largoni çdo gjë që ju pengon në këtë.

Nuk kanë vetëbesim

Ka shumë mendime për vetëbesimin, ndërsa kuptimi i tij është shumë i thjeshtë dhe i qartë. Besoj se mund ta bëj atë që dua dhe do ta bëj, vërtetë do ta bëj, kjo më jep forcë që ta bëj. Asgjë më shumë se kaq, dhe asgjë më pak se kaq.

Nuk kanë qëllime të larta

Qëllimi është ai që ju çon të lëvizni, mirëpo qëllimi në anën tjetër mund t’ju ndal, varet nga ju çfarë qëllime do të keni në jetë dhe sa do jepni nga vetja t’i arrini ato qëllime. Gjithçka që duhet është të vendosni qëllime sfiduese dhe që do t’ju emocionojnë. اfarë qëllime do të keni ashtu do të mundoheni edhe të jetoni.

Përktheu: Arsim Dauti
 
Titulli: Pse njerëzit dështojnë në qëllimet e tyre?

Eshte e veshtir te luftosh kunder realitetit. Duhet te jeshe shume i forte ...
 
Titulli: Pse njerëzit dështojnë në qëllimet e tyre?

...sepse edhe vete ata fillojne te mos besojne me! Nje nga parimet e mia eshte: Po nuk i shtrive duart drejt te pamundures, ajo nuk behet e mundur!

hajduti
 
Titulli: Pse njerëzit dështojnë në qëllimet e tyre?

Asgje sme ecen ashtu sic duhet e cfar pastaj :D
Ne djall vafshin do vdes nje dit nuk shpresoj shum nga jeta
 
Mbase sepse ca e nisin me hapa shume te medhaja dhe pastaj deshtojne … small steps everyday will take you further and anywhere .
 
Se di, skam deshtuar asnjëher obiektivët e mi. Çdo dit besim ne vetvete dhe perkushtim duke patur gjithmon obiektivin nder sy.
 
Se nuk e duan mjaftueshem per te luftuar per ate qellim, shume here presin qellimin ta realizojn me te pare, mos deshperohen asnjiher. por harrojn se pa renie smundesh te ngrihesh ne jete..
 
Paj me u realizu krejt qellimet ish ba hataja 🤗
Shumica e njerezve 2-3 qellime te medhaja kane kryesisht dhe zakonisht ne jete … kshuqe me mire sikur te realizoheshin sepse rritet edhe mireqenia dhe rehatia .
 
Me mish e me shpirt derisa te dalin djers pale pale
Sikur te ishte kaq kollaj sa nje fjale goje .. do ti arrinin te tere 😃
 
Sepse jo cdo qellim qe i vendos vetet mund ta arrish , pavarsisht se mundohesh e ben gjithcka disa qellime ngelen thjesht fjal ....Sic e thot dhe @kitrra 123 ne komentin e ti nese do kishim arrit cdo qellim qe i vendosim vetes sot do ishim shum me ndryshe dhe me mir ....
 
Redaktimi i fundit:
Nuk eshte pune deshtimi apo fitimi,a fitorje.
Por vete sistemi jetes eshte i mbeshtetur racionalisht ne shkembim; marrje-dhenie.
Pra dicka arrijme,per ta arritur dicka japim ose flijojme,e keshtu me rradhe krijohet ajo qe quajme jete.
 
Kush tha deshtojne?
Personalisht jam e knaqur me arritjet e mia dhe cdo objektiv qe kam dash e kam realizu.
Thnx good .
 
Nuk duhet te na trembe deshtimi.Shikojeni ne tjeter prizem.Shpesh behet dhe katalizator per ambicie me te medha,mjafton ta keni mire me vetveten.Edhe kafesë se mengjesit mos iu ndani,aty fillon dhe gatuhet gjithcka😉😁
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top