Kurti:Duhet një Eliot Ness që të fusë në burg Al Caponet kosovarë

MrCool

Old School.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti përmes një statusi, ka reaguar fuqishëm, duke thënë se koalicioni në pushtet PAN ka përvetësuar hajdutërinë, kurse shton se Kosovës i duhet një Eliot Ness që të fusë në burg “Al Kaponët” kosovarë.

Kurti thotë se drejtësia aktuale në Kosovë fut në burg popullin dhe liron kriminelët në pushtet.

Statusi i Kurtit:

Ky regjim i PANhajnisë e ka thyer në mes ‘sundimin e ligjit’: sundimin për vete, ligjin për popullin.



Nga veprat penale të trajtuara nëpër Gjykatat e Kosovës, vetëm 1% janë raste të korrupsionit dhe asnjë prej tyre nuk është rast i profilit të lartë. Vendi ynë po bëhet i pajetueshëm kurse shteti ynë i paqëndrueshëm.

Për drejtësi duhet një Eliot Ness yni që i fut në burg Al Capone-t kosovarë. Për zhvillim duhet qeverisje e re që sjell investime dhe punësim me ndërmarrje që rriten. Për demokraci duhet të largohet klika e tajkunëve dhe fajdexhinjve nga udhëheqja e shtetit dhe PDK-së.

Ish të burgosurit politikë dhe ish luftëtarët çlirimtarë bëjnë mirë ta shpëtojnë vetveten nga (ish) shokët e tyre në PANik. Mandej bashkë edhe Kosovën e shpëtojmë më shpejt e më kollaj.

(d.xh/Balkanweb)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top