Italia kthen të burgosurit shqiptarë

braziljania

Anëtar i Nderuar
Projekti, rreth 2 mijë shqiptarë pritet të transferohen në vendin tonë, për të vuajtur dënimin që u ka mbetur
Ministri italian i Drejtësisë: Të huajt e dënuar për krime jo të rënda do të kthehen në vendet e tyre

TIRANث- Mbipopullimi i burgjeve italiane pritet të kthejë në atdhe të gjithë shqiptarët që vuajnë dënime jo të rënda në shtetin fqinj. Lajmi i papritur është dhënë dje zyrtarisht nga ministri i Drejtësisë italiane, Angelino Alfano, i cili ka prezantuar planin e tij për rregullimin e situatës në burgjet italiane. Alfano ka shtuar se 3300 shtetas të huaj, të cilët vuajnë dënimin e tyre aktualisht në burgjet italiane do të kthehen në vendet e tyre për të vuajtur dënimin e mbetur. “Ne kemi vendosur që të vëmë në zbatim një pastrim të burgjeve italiane nga të burgosurit për krime jo të rënda, duke nxjerrë prej qelive 4100 shtetas italianë si dhe duke bërë riatdhesimin brenda vitit në vazhdim të 3300 të burgosurve, shtetas të huaj që kanë konsumuar vepra të ndryshme penale në Itali”,- ka deklaruar ministri italian i Drejtësisë. Sipas të dhënave të Ministrisë tonë të Drejtësisë, në Itali ndodhen të burgosur rreth 5 mijë shtetas shqiptarë, 2 mijë prej të cilëve vuajnë dënime që konsiderohen jo të rënda.

Në lidhje me të burgosurit e huaj, ku përfshihen të paktën dy mijë shqiptarë, ministria e Drejtësisë së Italisë ka evidentuar se pjesa më e madhe e tyre janë identifikuar si shtetas me dokumente të rregullta qëndrimi në Itali. Këta, sipas vendimit të ministrisë, do të kthehen të vuajnë dënimet e mbetura në Shqipëri sikundër dhe shtetasit e tjerë joitalianë, që do të riatdhesohen në vendet e tyre të origjinës. Ky dekret pritet të miratohet së shpejti pa kundërshtime në Parlamentin italian.

Sipas ministrit Alfano, ai bazohet në nenin 16 të ligjit “Bossi-Fini” që presupozon largimin e menjëhershëm nga territori italian i të gjithë atyre shtetasve të huaj, të cilëve nuk u ka ngelur më shumë se dy vjet dënim për të bërë. Kjo lëvizje e qeverisë italiane vjen si rrjedhojë e tejmbushjes së burgjeve të atjeshme dhe sidomos për faktin se situata këto kohët e fundit është keqësuar tej mase.

Ministri Angelino Alfano ka sqaruar dje se përsa i përket lirimit të shtetasve italianë nga burgjet, bëhet fjalë për 4100 persona të cilët kanë konsumuar vepra penale që nuk kategorizohen tek të rëndat, por me dënime të lehta deri në shtatë vjet si dhe persona të tjerë që kanë konsumuar një pjesë të mirë të vuajtjes së dënimit dhe janë karakterizuar nga sjellje e mirë në institucionet e riedukimit.

Këta shtetas, pjesën tjetër të dënimit do ta vuajnë gjithsesi, por në arrest shtëpie. Ata do të jenë të pajisur me një “zinxhir” të veçantë, të instaluar në njërën këmbë të tyre, i cili identifikon gjithnjë prezencën e tyre në arrest shtëpie.


Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve thotë se sistemi i burgjeve nuk mund të akomodojë të tjerë

Dibra: Kemi 1200 të burgosur tepër, s’presim dot të tjerë

TIRANث- Projekti i Italisë për të kthyer në vendin e origjinës të dënuarit e huaj i gjen më të papërgatitura se kurrë burgjet shqiptare. I pyetur nga “Shekulli” për mundësinë e akomodimit të këtyre të dënuarve që pritet të riatdhesohen nga Italia, kreu i Përgjithshëm i Burgjeve, Gazmend Dibra, pohoi se mungojnë ambientet. “Aktualisht kemi rreth 1100-1200 të dënuar mbi kapacitet dhe është e pamundur të akomodojmë edhe të dënuar shqiptare që mund të transferohen nga Italia”,-pohoi Dibra, i painformuar zyrtarisht për projektin e publikuar nga ministri italian i Drejtësisë, Angelino Alfano.Megjithatë, Dibra bëri me dije se italianët kanë hedhur idenë e ndërtimit të një burgu me fondet e tyre, për këtë qëllim. “ ثshtë hedhur ideja për ndërtimin e një burgu me financimet italiane, për këtë arsye, por deri tani nuk ka asnjë projekt apo financim konkret”,-shton drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, sipas të cilit është e pamundur që të burgosurve shqiptarë në Itali t’u gjenden qeli në vendin tonë.

Nga ana tjetër, burgjet shqiptare vuajnë nga probleme të mprehta që sjell mbipopullimi aktual si dhe mungesa e investimeve, ndaj edhe projekti i qeverisë italiane shihet si një barrë e papërballueshme nga autoritetet tona të burgjeve. Sipas të dhënave që disponon Ministria jonë e Drejtësisë, të burgosurit shqiptarë në Itali përbëjnë 12% të numrit të përgjithshëm të të burgosurve, pra rreth 5 mijë. Numri i të dënuarve për krime jo të rënda mendohet se kap shifrën e 2 mijë të burgosurve.


3300

Të dënuar të huaj në Itali pritet të transferohen në vendin e tyre të origjinës, për të vuajtur pjesën e mbetur të burgut. Projekti do të ndërmerret për shkak të mbipopullimit

2000

Shqiptarë mendohet se vuajnë dënime jo të rënda në burgjet italiane. Edhe pse një pjesë e mirë e tyre janë të pajisur me leje qëndrimi, do të kthehen në Shqipëri për të vuajtur pjesën e mbetur të burgut

1200

Të burgosur mbi kapacitet ndodhen aktualisht në burgjet shqiptare. Transferimi i të dënuarve nga Italia pritet ta rëndojë edhe më tej problemin e mbipopullimit në burgjet tona


Gazeta Shekulli - GAZETA SHQIPTARE ALBANIA - Gazeta shqiptare online
 
Mire ka bere Alfano, sepse jane mbushur burgjet italiane vetem me te denuar emigrante. Kur vjen momenti me burgosur italianet ska vende.
 
Mire ka bere Alfano, sepse jane mbushur burgjet italiane vetem me te denuar emigrante. Kur vjen momenti me burgosur italianet ska vende.
A e ke idene cfare po thua?

Te shikosh si do plasi tani...se te dergojne ne shtepi ata per nje krim te vogel...jo te "kalbesh" burgjeve te botes.
 
Nuk po e lexoj te gjithe postimin,se e kam degjuar pak a shume ne lajme dhe jam shume dakord...Por qe keta te burgosurit te futen ne burgjet e Shqiperise e jo te vijne e te na felliqin serish vendin...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top