Ibrahim Kodra,mjeshtri i pikturës si notar

braziljania

Anëtar i Nderuar
Një ekspozitë në kujtim të Ibrahim Kodrës.

ANILA MEMA

Post-kubisti shqiptar që la pas një arkiv të gjatë me piktura, kësaj here është bërë vetë pjesë e një ekspozite pikturash, në qytetin e De Radës dhe në vendin ku ka dhënë mësim Ernest Koliqi, San Demetrio Corone të Kozencës. Mbrëmjen e së hënës, në vendin plot arbëreshë që aq shumë e deshën artistin e njohur shqiptar, ekspozita e përpiluar nga piktori italian Lorenzo Bottari, me titull “Homazh Ibrahim Kodrës”, bie në sy një vepër ku Kodra shihet duke notuar. ثshtë një vepër që Bottari e ka realizuar 25 vjet më parë dhe kjo është hera e parë që ekspozohet për publikun. Ekspozita e organizuar me rastin e 90-vjetorit të lindjes dhe 2-vjetorit të ndarjes nga jeta të gjeniut të pikturës, përmbledh edhe mjaft vepra të tjera të realizuara vite më parë nga mjeshtri i njohur i pikturës. Pjesa më e madhe e tyre përfaqësojnë Shqipërinë. Ndërkaq piktori italian, i cili ka organizuar edhe ekspozitën Lorenzo Bottari, në një shkrim të tijin rrëfen kujtimet e tij me maestron. “Ibrahim Kodra nuk banonte shumë më larg nga vendi ku banoja unë, edhe për pak me familjen time: unë banoja afër ‘Piazzale Lagosta’ dhe ai në rrugën ‘Paoli’, afër stacionit të Milanos. Pas disa ditësh gjeta kohën dhe shkova ta vizitoja dhe ishte shumë kënaqësi sikur të njiheshim prej një jete nga ndjesia dhe rehatia që më dha dhe mënyra se si më familjarizoi me të. Ditët kalonin dhe vizitat e mia në studion e Kodrës u bënë më të shpeshta dhe u kthyen në zakon dhe duhet të them se nuk mërzitesha kurrë. Në studion e tij kalonin gjithnjë shumë njerëz: galeristë, artistë e kritikë, duhet të them se Kodra në vitet ’70 gëzonte një popullaritet të madh në Itali, për të mos dashur ta ekzagjeroj, duke thënë se ishte si një Guttuso, Migneco, Brindisi, Treçani dhe shumë artistë të tjerë të shtresës së lartë kulturore italiane”, tregon Bottari, duke shtuar më tej se në studio-shtëpinë e Kodrës ishte bërë rutinë që unë të ofroja ndihmën time. “Nuk tërhiqesha pas, por kërkoja edhe të isha i dobishëm, duke kuptuar se Kodrës nuk i vinte aspak keq për ndihmën time. E kuptoja se sa e rëndësishme ishte bërë për mua të isha pranë Kodrës, nga ana kulturore; sigurisht shpesh kishte periudha që për arsyet e mia dhe ekspozitat e mia të udhëtoja për në Milano, pak edhe rreth botës, dhe Kodra gëzonte për sukseset e mia dhe ndonjëherë, siç më kanë treguar miqtë e mi, ai mburrej se suksesi im i dedikohej edhe këshillave të tij. Ndërkohë kanë kaluar me të vërtetë shumë vite nga ai takim dhe unë dua ta kujtoj Ibrahim Kodrën për dëshirën e madhe për të jetuar rininë dhe bashkëjetesën, që ishte një nga shprehjet më të mëdha të tij për jetën, sepse nuk kishte një familje të rregullt, meqë familja e tij ishte formuar nga shumë miq të shpërndarë në Itali dhe nëpër botë”, shton ai.]



اmimet “Ibrahim Kodra”
Kuratori i testamentit, Fatos Faslliu, ka menduar që këtë vit për përvjetor t’i organizojë një ekspozitë të madhe, retrospektivë me vepra të njohura dhe të panjohura të piktorit, që ka lënë në shtëpinë e tij muze në Milano. “Do të jetë një ekspozitë që do të përfshijë veprat e tij më të mira, realizuar ndër vite, pjesa më e madhe e tyre të paekspozuara në Shqipëri”, tregon Faslliu. Një tjetër aktivitet që pritet të nisë së shpejti, është Festivali i Këngës Arbëreshe në San Demetrio Corone, ose ndryshe Shën Mitri. Gjatë ditëve të fundit të këtij festivali do të ndajë tre çmime që mbajnë emrin e maestros, Ibrahim Kodrës. Dhe tre fituesit do të vlerësohen me nga një seriografi të piktorit të njohur shqiptar me famë botërore.


Gazeta Panorama - GAZETA SHQIPTARE ALBANIA - Gazeta shqiptare online
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top