Ambasada: Ja procedurat për studentët e larguar

Зngjεll

___________
Ambasada: Ja procedurat për studentët e larguar

Studentët të cilët janë larguar nga Italia para marrjes së lejes së qëndrimit, kanë një mundësi të dytë për të aplikuar për vizë. Të gjithë studentët e huaj të cilët kanë lënë territorin e shtetit fqinj gjatë vonesave të lëshimit të parë të lejes së qëndrimit mund të paraqesin një kërkesë për marrë vizë rihyrëse. Ky është vendimi më i fundit i Ambasadës Italiane për të gjithë personat e interesuar për të marrë lejen e qëndrimit të cilën nuk kanë mundur ta përfitojnë në rastin e parë të aplikimit për shkak të disa vonesave.

Kërkesa

Të gjithë studentë shqiptarë, të cilët kanë faturën (riçevutën) që vërteton paraqitjen e kërkesës për lëshimin e lejes së parë të qëndrimit për motive studimi dhe që janë kthyer në Shqipëri, mund të aplikojnë për vizë rihyrëse. Edhe pse nuk përfitojnë nga lehtësirat e Urdhëresave dhe Komunikatave të Ministrisë së Brendshme të publikuara me anë të komunikatave për shtyp nga kjo Ambasadë, të interesuarit mund të paraqesin kërkesë për vizë rihyrëse pranë Kancelarisë Konsullore të Ambasadës Italiane në Tiranë. Por krijohen lehtësira për ata studentë të cilët nuk janë më vendbanim në Tiranë, të cilët mund të paraqesin kërkesat e tyre pranë Konsullatës në Shkodër ose Konsullatës së Përgjithshme në Vlorë.

Procedurat

Ambasada Italiane në Tiranë përmes një njoftimi për shtyp ka sqaruar të gjitha procedurat që duhet të ndjekin studentët e larguar njëherë nga territori italian për shkak të vonesave me lejet e qëndrimit. Pasi të shikojnë miratimin e kërkesës, në listën që do të afishohet pranë Ambasadës Italiane, të gjithë ata që janë pranuar në provën e hyrjes duhet të kërkojnë (gjithmonë në Ambasadën Italiane) një vizë për studim. Viza bën të mundur hyrjen në Itali dhe marrjen e një leje qëndrimi “per studio”. Viza mund të lëshohet nga Zyra e Vizave vetëm pasi është lëshuar leja përkatëse “nulla osta” nga ana e Kuesturës kompetente”, thuhet në njoftimin zyrtar të Ambasadës Italiane.



Plan strategjik për riciklimin e mbetjeve

Tashmë edhe Shqipëria do të ketë një plan strategjik për riciklimin e mbetjeve të ngurta në vend. Dy ditë më parë kanë përfunduar bisedimet e dyanshme për bashkëpunimin me Konfindustrinë dhe me kompaninë “Brantner gmbh”, operatori lider i industrisë austriake të riciklimit të thellë të mbetjeve të ngurta. Për zbatimin e një projekti strategjik të përmirësimit rrënjësor të sistemit të riciklimit të mbetjeve në Shqipëri, me qëllim tejkalimin e gjendjes të vështirë së tashme të sektorit në fjalë me ndikim të drejtpërdrejtë negativ në standardet e ulëta mjedisore në vend. Prania e kompanisë në fjalë është bërë e mundur gjithashtu me mbështetjen e drejtpërdrejtë të Qeverisë Austriake nëpërmjet Agjencisë së Zhvillimit të Austrisë (ADA).

Riciklimi i mbetjeve

Duke pasur parasysh gjendjen tepër të vështirë të sektorit mjedisor në Shqipëri vlerësohet, se do të duhen investime mjaft të mëdha prej qindra e qindra milion eurosh dhe për më shumë që duhet të mobilizohen në një kohë të shkurtër nga industritë dhe shteti për përmirësimin dhe plotësimin e standardeve të detyrueshme ambientale të BE-së për mbetjet e ngurta. Kjo do të thotë, se nëse nuk merren sa më shpejt masa të gjithanshme për uljen e kostos së investimeve të domosdoshme për mjedisin nëpërmjet përmirësimit rrënjësor të ngritjes. Kompania “Brantner gmbh”, lider në fushën e industrisë së riciklimit të mbetjeve të ngurta në Austri, e shtrin aktivitetin e saj në 8 shtete dhe ka afër 3000 punonjës, duke ofruar të gjitha llojet e shërbimeve të pastrimit, depozitimit dhe përpunimit të mbetjeve të ngurta me të ardhura vjetore, që e tejkalojnë shifrën prej 200 milionë eurosh.

Bashkia e Tiranës kualifikim profesional për 50 të papuna

Plot 50 të papuna do të përfitojnë bursa studimi për kualifikim profesional nga Bashkia e Tiranës. Këto bursa përfshijnë kualifikim profesional, si në sekretari, rrobaqepësi, kujdestari fëmijësh, për 50 gra të papuna. Kryebashkiaku i Tiranes Edi Rama, tha se do të ndërmerren sërish projekte të tilla dhe se ky është një hap përpara për të luftuar papunësinë, e cila sipas tij sa vjen dhe thellohet, pasi nuk ndiqen politikat e duhura. “Papunësia është një plagë që po thellohet përditë, edhe për faktin se prej vitesh mungojnë politikat largpamëse për punësimin, mungojnë ato rrugë që u japin mundësinë njerëzve”, tha Edi Rama, kryetar i Bashkisë së Tiranës. Kryebashkiu i Tiranës tha se bashkia do të synojë për këto kurse kualifikimi pasi mungon arsimi profesional, ndërkohë që shumë nga ata që mbarojnë universitetet, mbeten të papunë. Ai theksoi se ky projekt i bashkisë, i mbështetur dhe nga shoqata dhe fondacione, si ai i Abraham Linkoln, Kryqi i kuq, do të shtrihet dhe në të gjithë Tiranën.

16.000 lekë në muaj për personat me aftësi të kufizuar

Vendimi më i fundit i qeverisë Berisha parashikon që personat me aftësi të kufizuar para dhe tetraplegjikë të përfitojnë rreth 16.000 mijë lekë çdo muaj, për paketën higjieno-sanitare. Sipas Zv.minstrit të Punës اështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta Kastriot Sulka, ky vendim parashikon disa përfitime, për këtë kontingjent personash. Sipas Zv.ministrit të Punës krahasuar, me vitin 2005, për këta persona, ka pasur shumë ndryshime. Duke filluar nga një marsi, të gjithë këta persona, do të përfitojnë nga vendimet më të fundit të ekzekutivit. Kështu pas grevës së para dhe tetraplegjikëve për ta vjen një rritje e pagesës në masën 30 për qind. اka parashikon rritje për kujdestarinë dhe paketën higjienike. Ky vendim i aprovuar më së fundi përcakton masën e përfitimit prej 16.000 lekësh në muaj. Po ashtu, priten ndryshime edhe në skemën e ndihmës ekonomike. Pritet që të rritet numri i përfituesve të ndihmës së posaçme ekonomike sipas skemës së re që pritet të hartohet.
Shkruar nga: Elberta Spaho

 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top