Berisha lobon për Kosovën te presidenti i Vietnamit

Ado

FISEBILIL-LAH
Kryeministri shqiptar, Sali Berisha gjatë qëndrimit disaditor në Kinë ka zhvilluar një takim edhe me presidentin e Republikës Socialiste të Vietnamit, Nguyen Minh Triet. Gjatë takimit, kryeministri Berisha u shpreh se qeveria shqiptare po vlerëson mundësinë e hapjes së Misionit Diplomatik në Hanoi, me qëllim ngritjen e marrëdhënieve mes vendeve në nivelin më të lartë, ndërsa kërkoi mbështetje edhe për Kosovën.

Presidenti i Vietnamit shprehu vlerësim e tij më të lartë për arritjet e Shqipërisë në të gjitha fushat e zhvillimit dhe kërkoi nga kryeministri Berisha që bashkëpunimi të jetë sa më i gjerë, veçanërisht në fushën ekonomike, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Berisha e njohu presidentin me zhvillimet në rajon, duke u ndalur në stadin e ri të paqes dhe stabilitetit dhe frymës integruese që Ballkani po jeton. Biseda u përqendrua veçanërisht në pavarësinë e Kosovës. Berisha e njohu Triet me progresin e shtetit të ri, të njohur në një kohë të shkurtër nga 44 vende, të cilat, vijoi kryeministri nuk e kanë njohur atë për të ndëshkuar Serbinë, por sepse kanë parë tek pavarësia e Kosovës bindjen se kjo është mënyra e vetme për paqen dhe stabilitetin e rajonit. Kryeministri Berisha theksoi se Kosova sot sheh drejt integrimit dhe marrëdhënieve ndër rajonale me një optimizëm të ri.

Presidenti Triet e ftoi kryeministrin Berisha që të vizitojë së shpejti Vietnamin, ftesë e cila u pranua me kënaqësi nga kryeministri. Gjithashtu, Kryeministri Berisha ftoi presidentin Triet dhe kryeministrin e Vietnamit që të vizitojnë Shqipërinë.

Berisha, gjatë pjesëmarrjes së tij në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike, ka zhvilluar takime me zyrtarë kinezë, ku në qendër të bisedave ka qenë pikërisht njohja e pavarësisë së Kosovës. Në takimin me kreun e marrëdhënieve me jashtë në Komitetin Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, ثang Jiarui, Berisha shprehu vlerësimin e lartë që do të kishte rishqyrtimi i pavarësisë së Kosovës nga ana e Kinës. Berisha tha se tek Shqipëria, Kina ka një vend mik dhe me Kosovën e pavarur do ta ketë një vend tjetër mik./Telegrafi/
 
ama me vietnamin e fillovi ky o?le te vazhdoje pastaj me kamboxhian,birmanine,koren e veriut,kongone dhe te vazhdoje me sudanin afganistanin,nepalin ethiopine dhe te mbaroje takimet me omanin,namibine dhe tibetin.
he pika qe si bie,jo te filloje me shtetet me te medha por fillon me keto qe skane ze asgjekundi dhe jane mikroskopike.
 
ama me vietnamin e fillovi ky o?le te vazhdoje pastaj me kamboxhian,birmanine,koren e veriut,kongone dhe te vazhdoje me sudanin afganistanin,nepalin ethiopine dhe te mbaroje takimet me omanin,namibine dhe tibetin.
he pika qe si bie,jo te filloje me shtetet me te medha por fillon me keto qe skane ze asgjekundi dhe jane mikroskopike.
rri ti re se ai ka nje plan po lere te qete se andej do fshihet kur te zgjohen shqiptaret
 

pse akoma ne gjum jan shqiptaret???????????
po ku i kishin syt pra kur ia dhan voten!!!!!!!!
me 1 fjal qe sjan ne gjum,te pakten jo demokratet!
Shqiptaret flene dhe flene rrende biles
 
jam me saliun mendoj se duhet shikuar te lobohet lidhur me pavaresin e Kosoves per njohjen e saj duke mar parasysh se 23.4% e kombeve te bashkuara na kan njohur e vleresoj punen e Sali Berishes
 
jam me saliun mendoj se duhet shikuar te lobohet lidhur me pavaresin e Kosoves per njohjen e saj duke mar parasysh se 23.4% e kombeve te bashkuara na kan njohur e vleresoj punen e Sali Berishes

pikerisht.............hajde thuaji ktyre siper ...........
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top