Relativiteti

Rruga me e shkurter midis dy pikave nuk eshte vije e drejte (kjo s'eshte as pergjigje... kur ju pysin sa te gjate jeni thoni DRRASE?)

Rruga me e shkurter eshte ZERO
Ju lumte Matematika dhe Fizika qe keni bere.
Dhe eshte GRAVITETI ai qe tkurr Hapsiren (Graviteti shkaktohet nga Materia me permasa te medha.... Se mos kujtoni se mund ta beje dhe nje top Futbolli... Boll keni pa Holy&Benji).
E vetmja menyre per ta krijuar Artificialisht eshte me ElektroMagnete.
Dhe ne kete rast do krijohej nje Vrime e Zeze ne miniature.
Energjia e nevojshme eshte kolosale si per aktivizimin dhe per mbajtjen nen kontroll.
Nese arrihet i themi IK PIRDHU shpejtesi Drite
Ligjet e RELATIVITETIT nuk thyhen vetem anash kalohen.
Ato Kane vlere deri ne kufirin maksimal te Aplikimit (Shpejtesia e Drites)

Duke luajtur me gravitetin mund te besh brenda dites me shume rruge se sa ben drita brenda VITIT.................................................................

Edhe ti po kallzon përralla.

Pika Zero është vetëm një pikë ose hiç e jo dy pika.

Mandej, nuk e tkurr graviteti hapësirën, por tkurrja e hapësirës nga masa
është graviteti, sepse graviteti është rezultat e jo shkaktar.

Sa për elektromagnetin nuk ka ende dëshmi se ajo mund të krijon gravitetin
gjegjësisht tkurrjen e hapësirës, se në fund të fundit shkencëtarët
ende mirë nuk e dijnë çka është edhe vet hapësira dhe as graviteti !
Zbrastësirë apo e mbushur me materie të zezë?
Fuqi tërheqëse apo rënje e lirë kah trupi?
Andaj edhe për t'u folur sigurt duhet pasur kujdes, nga se jemi duke folur
për gjëra të pa verifikuara. Ka mundësi të ketë por nuk ka fakte!
 
Redaktimi i fundit:
Per me shume informacion per Relativitetin po dergoj me poshte
 
Teoria e pergjitshme e relativitetit

--------------------------------------------------------------------------------

Ne nje liber biografik per Albert Einstein dhe flitej edhe per Teorine e pergjitshme te relativitetit qe Einstein-i nxorri ne vitin 1916. Ne baze te saj qendron pohimi qe "1 trup qe nuk eshte nen ndikimi e forcave te jashtme ruan gjendjen e tij te levizjes sipas gjeodezikeve te hapesires 4-permasore" (permasa e katert eshte koha). Gjeodezik quhet vija me e shkurter qe bashkon 2 pika qe nje hapesire "te lakuar". Nje hapesire quhet e lakuar nqs shuma e kendeve te nje trekendeshi ne kete hapesire eshte e ndryshme nga 180 grade, psh nje trekndesh mbi siperfaqen e tokes me nje kulm ne pol dhe 2 ne ekuador e ka shumen e kendeve me te madhe se 180 grade meqenese te dy kendet ne baze jane nga 90 grade (meridianet jane pingul me ekuadorin). Sipas kesaj toeri gjjithesia eshte e pakufizuar ne hapesire, por materia qe mbush ate eshte e fundme (siperfaqja e tokes eshte e pafundme...ne sensin qe ngado qe te ikesh nuk arrin nje fund, por qytetet qe ndodhen mbi ate jane te fundem). Keshtu qe nqs leviz ne hapesiren 4-permasore sipas gjeodezikeve te fushes gravitacionale kthehesh atje ku u nise(ne te njejten hapesire dhe kohe). Se si mund te jete kjo levizje eshte e pamundur ta imagjinosh meqe truri i njeriut mund te imagjinoje deri ne 3 permasa megjithate eshte nje perfundim shume interesant.... Ekuacionet e T. se Relat. na thone se nese egziston mjaft materie ne gjithesi, atehere kjo mund te perkule (et beje nje vije te perkulur, te myset) keshtu qe gjithesia dhe gjendet "e mbyllur" dhe fillon te tkurret. Eshte njelloj e drejte veçse qe nese dendesia e lendes eshte me e vogel se nga nje mase kritike, ekuacionet parashikojne se gjithesia vazhdimisht do te tkurret. perderisa nuk do te egzistojne kushtet e domosdoshme te "lakohet" pra te tkurret.
Me fjale te tjera dhe ndersa dendesia e materies ne gjith. nuk eshte konstante, me baze teorine e Rel. gjithesia eshte e perkohshme dhe e paqendrueshme.
Megjithate Aishtajni vendosi se idea e nje gjithesie "qe bymehet" do duhej te lihej jashte dhe te kalohej me çdo lloj menyre dhe kostoje.
Ne ate kohe bote e shkences mendonte se gjithesia eshtte e pafundme, e perjetshme dhe e pandryshueshme, pra si rrjedhim ishte statike.
Me 1922 matematikani rus Friedman zbuloi nje gabim algjebrik ne ekuacionet e Aishtajnit. Pas ndreqjes se keti gabimi zgjidhjet kishin si konkluzion dhe vertetuan se gjithesia eshte e ndryshueshme.
Ne kete pike nevojitet te permendet diçka qe do te na ndriçoje mjaft. Keto jane si ngjarjet e asaj kohe si dhe zbulimet e sotme. Shkenc. e fillimit te shek. te 20-te kembengulen shume se gjith. duhet te jete statike dhe e pafundme dhe kjo kishte shpjegimin e saj.
Deri ne shek. e 15-te njerzit besonin se yjet jane aq sa shikon syri, por sa me shume teleskope te komplikur jane zbuluar aq me teper duket se hapesira yjore s'ka fund. Keshtu dolen ne pefund. se gjithesia nuk ka mundesi tjeter ve,se te jete e pafundme dhe e perjetshme.
Veçse sot te gjitha keto hidhen poshte dhe po rishikohen, sepse gjithesia duket te shfaqet e paqendrueshme. Ky realitet perkushtezon faktin se dikur, dhe diku filloi ne nje pike dhe si rrjedhoje nuk eshte e pafundme. Ky kendveshtrim na drejton en mendimin se Gjithesia ka fillim dhe krijues dhe eshte produkt krijimi.
 
Edhe ti po kallzon përralla.

Pika Zero është vetëm një pikë ose hiç e jo dy pika.

Mandej, nuk e tkurr graviteti hapësirën, por tkurrja e hapësirës nga masa
është graviteti, sepse graviteti është rezultat e jo shkaktar.

Sa për elektromagnetin nuk ka ende dëshmi se ajo mund të krijon gravitetin
gjegjësisht tkurrjen e hapësirës, se në fund të fundit shkencëtarët
ende mirë nuk e dijnë çka është edhe vet hapësira dhe as graviteti !
Zbrastësirë apo e mbushur me materie të zezë?
Fuqi tërheqëse apo rënje e lirë kah trupi?
Andaj edhe për t'u folur sigurt duhet pasur kujdes, nga se jemi duke folur
për gjëra të pa verifikuara. Ka mundësi të ketë por nuk ka fakte!

Kur flet per Relativitetin mos u bazo tek Njutoni dhe Galilei (Plani aplikativ i tyre shtrihej brenda Anglise poshte nje peme me Molle dhe Italise ne maje te Pizes).

Dhe koncepti i Universit nuk eshte 3 Dimensional por me 4 (mos Harro kohen)
Nese i afrohesh Shpejtesise se Drites Masa rritet (nga kendveshtrimi i nje personi tjeter) kurse Hapsira zvogelohet (nga kendveshtrimi yt).
Kur kjo ndodh Pika A ku je Ti dhe Pika B ne Alfa Centauri Behen te vetme dhe me nje Hap te vogel Shkove Mijera vjet Drite.
Teknikisht nuk i je Afruar Fare Shpejtesise se Dritese sepse nese ndodh VDES NE VEND NGA FORCA E MADHE GRAVITACIONALE E USHTRUAR (nuk mendoj se ke trup prej Titaniumi qe te durosh mbi 300G)
Praktikisht Hapi qe ben kur 2 pikat afrohen te kursen mijera vjet drite.
Per ta tkurrur Aq Shume Hapsiren Ka Vetem Nje Force Ne Univers

VRIMA E ZEZE

Imagjinoni takete nje Anije Kozmike nje motorr me Vrime te Zeze
(kane bere dhe nje filme per te "EVENT HORIZON" dhe rezultatet ishin katastrofike por baza Teorike ku nisen eshte e Sakte)

POR kryesorja eshte qe te mos ti krahasojme gjerat qe ndodhin ne Toke dhe me HAPSIREN (nuk funksionojen njesoj Ligjet e Njutonit dhe Ligjet e Relativitetit)

Dhe energjia baze Universale eshte Elektromagnetike (Atomi kete energji baze perdor)
 
Vrimat e zeza kane lindur pas bing bang,i cili mundesoi lindjen e shume grimcave elementare qe ekzistojne sot.Celesi per te lidhur Teorine e Relativitetit dhe Mekaniken Kunatistike asht Teorija e Everything-E cdo gjeje(gjithckaje).Teoria e Cdo gjeje do te mundte te shpjegonte gjithe universin tone.Qellimi i eksperimentit asht pikerisht ky.Nese nuk vertetohen teorite qe dime nga ky eksperiment,kjo do te thote se shkenca ka rene ne nji spekulim te tipit fetar.Por do kete anen e mire sepse kjo do t'na ndihmoj te kemi nji orientim te ri.
 
Redaktimi i fundit:
Eshte vertetuar se nga materia mund te clirohet Energji (kur digjet druri, letra ose kur shperthen nje Bombe Berthamore).
Eksperimenti ne Zvicer do te beje te kunderten, nga energjia te beje materien.
Ky eshte nje hap gjigant per njerezimin sepse do ti jepte fund shume problemeve tona (ndotja do te zhdukej ne nivel atomik, nuk do kishte me vuajtje per ushqim, krizat energjitike do mbaronin sepse efektet anesore te centraleve berthamore do eliminoheshin, shkurtimisht do jemi si Harry Potter me nje te tundur te gishtit do krijojme GJERA NGA ZERO si ZOTI).
Stiven Hopkins, i vetmi ne kete planet mjaftueshem i cmendur ne kete planet qe te beje eksperimente me vrima te zeza, ka thene per eksperimentin ne Zvicer qe do te kete nje Vrime por jo te zeze por ne Uje (shkurtimisht nuk do behet gje) dhe per faktin se teoria eshte e gabuar por po kerkojme ne anen e kundert.

Tani ature ju eshte prishur nje Gjenerator Termik qe mban temperaturen prane Zeros Absolute (dhe nuk eshte as i vogel si gjenerator, peshon 30 TON)
 
Rruga me e shkurter eshte ZERO
..

kur ben nje levizje ne shpejtesi zero ske bere levizje...si edhe nese luan nje trup ne zero cm larg trupit tend ..ai trup ska bere levizje....

kur je ne shpejtesi zero je ne gjendje prehje...dhe sben levizje... zeroja nuk esht rruga me e shkurt
 
NUK KA ASNJE TRUP NE GJENDJE PREHJE
PERHERE AI LEVIZ NE LIDHJE ME NJE TRUP TJETER
E VETMJA MENYRE ESHTE QE TE NDALEN TE GJITHE (I GJITHE UNIVERSI)

Dhe nuk eshte vetem teori fizeke por dhe pohim Matematikor rruga me eshkurter midis dy pikave eshte zero atehere kur te dy pikat jane nje.
Ne relativitet eshte e mundur (mos u bazo tek Njutoni) si eshte e mundur qe dhe drejtezat paralele te priten.
 
Per sa i perket Stephen Hawking ai tha se eksperimenti nuk do te kete perfundim,per kete ai ka vene 100$ bast.Hawking tha se:"Njerezimi ka zgjedhur formen e gabuar per te zbuluar sa me shume mbi te shkuaren dhe aq me teper per te ardhmen e tij.Kjo nuk eshte zgjidhje .Ne duhet te punojme me shume per te gjeutr ate qe ne kerkojme...!"
 
Ne relativitet pranohet e kunderta e asaj qe ne pranojme ne matematike.
Ne relativitet:
1.Dy drejdeza paralele kane nje pike te perbashket midis tyre(jane prerese)
2.katrori i hipotenuzes nuk eshte i barabarte me shumen e katroreve te kateteve
3.Shuma e kendeve te trekendeshit nuk eshte e = me 180°
Pra shkurt:Ne relativitet asnje gje nuk eshte precize por relative,edhe drita qe vjen ne syun tone eshte nje shembellim i asaj qe eshte ne te vertete.Drita qe vjen nga nje yll qe e zeme eshte 2000 vjet drite larg nesh eshte thjesht nje shembellim i drites se yllit ne te vertete sepse perkulja e hapesires perreth
e detyruar nga forca te tjera gravitacionale me fuqi kolosale qe i devijojne rrugen asaj.
 
Madje edhe drita qe nuk ka peshe perkulet nen ndikimin e nje fushe gravitacionale
 
Madje edhe drita qe nuk ka peshe perkulet nen ndikimin e nje fushe gravitacionale

Edhe në jetën e përditshme e kemi përthyerjen e dritës!
Kur hyn në ujë të duken këmbët më të shkurtëra, mandej kemi
fatamorganën, etj.!
Pra, nëse drita kur kalon pranë një trupi, nuk don të thotë
se hapësira po e ndërron drejtimin e tij, por është e mundur
edhe fusha elektromagnetike e atij trupi! Të gjithë e dijmë këtë!

Edhe një gabim je duke e bërë kur thua "fuqi gravitacionale",
sepse bash në relativitet ajo nuk është fuqi tërheqëse, por trupat
bien kah trupi kur hynë në hapësirën e tij.
 
Ajo puna e ujit nuk eshte perthyrje gravitacionale por perthyrje kendore dhe me shume eshte pasqyrimi i saj qe e ben te duket e tille se sa GRAVITETi i Ujit
Pastaj Drita me raste te caktuara sillet s vale dhe ne disa raste si grimce, varaet me shume nga mjedisi ku studiohet (ne hapsire nuk ndodhin te njejtat fenomene si ne toke keshtu mos ja fusni kot sikur jemi eksperte fizike).
Pastaj Relativiteti ka me shume kuptim ne Hapsire se ne toke. :dance::dance::dance:
 
Per Simaps_07:
Eshte e vertete,ne rastin e ujit kemi perthyerjen e drites.Une e kisha fjalen per fushe gravitacionale shume te madhe.Per shembull te rasti i vrimes se zeze
drita perkulet aq shume nga fuqia gravitacionale qe shkakton vrima e zeze sa aty ku eshte perqendruar hinka e saj nuk ka drite.
 
Edhe ti mos ja fut prej Ofsajdit se nuk është dëshmi se edhe hapësira
100 % e ndryshon kahjen e dritës. Sa për te gravitacioni, thash se ka
mundësi që dritës të ia ndërrojë edhe fusha elektromagnetike e trupit
kahjen dritës. Gjithashtu edhe te vrima e zezë mundet që fusha
elektromagnetike të ndikojë në rrezet e dritës. Atë që e thash për ujin,
vetëm se e përmenda se drita manipulohet edhe nga diçka tjetër.

Pra edhe ti mos u ngut se edhe ti nuk je ndonjëfarë eksperti se fundi fundit
jemi vetëm duke biseduar dhe ta kesh të kjartë se jo vetëm unë e ti por edhe
shkenca nuk ka dëshmi të sigurta për shumë dukuri që paraqiten në gjithësi.
 
Per Simaps_07:
Eshte e vertete,ne rastin e ujit kemi perthyerjen e drites.Une e kisha fjalen per fushe gravitacionale shume te madhe.Per shembull te rasti i vrimes se zeze
drita perkulet aq shume nga fuqia gravitacionale qe shkakton vrima e zeze sa aty ku eshte perqendruar hinka e saj nuk ka drite.

Graviteti nuk eshte fuqi por force. :dong::dong:
 
Graviteti nuk eshte fuqi por force. :dong::dong:

Nuk është as njëra as tjetra, edhe ti keshem po e din?!
Shiko pak lexo më tepër në lidhje me të!

ثshtë rënje e lirë në hapësirë drejt trupit që e ka përkulur hapësirën ( sikur të jetë e vertetë që ajo ndodh)!

Mu aty është edhe dallimi i Ajnshtajnit prej Njutonit!
 
Ku e lexove qe nuk eshte force.... Apo te erdhi ashtu pa pritur. :dong::dong:

Pastaj si qenka renie e lire ne hapsire dhe si e percaktove kahun per poshte lart para mbrapa majtas djathtas me Hapsire?
 
Redaktimi i fundit:
Graviteti nuk eshte vetem renia e lire e trupa ose sic i themi ne forca terheqese.Jo,Graviteti ka kupim te gjere leksikor qe zbatohet ne fizike.
Po planetet,galaksia dhe i gjithe universi si qendrojne?Po te ishte ashtu,toka do te dilte nga orbita,dhe planetet nuk do te qendronin ne orbitat e tyre.Eshte forca nder-gravitacionale ajo qe i mban trupat ne keto largesi kaq te ujdisura.Megjithate ne e kishim fjalen per Relativitetin,dhe kemi devijuar plotesisht nga tema!
 
Ku e lexove qe nuk eshte force.... Apo te erdhi ashtu pa pritur. :dong::dong:

Pastaj si qenka renie e lire ne hapsire dhe si e percaktove kahun per poshte lart para mbrapa majtas djathtas me Hapsire?

اka lidhje poshtë lartë me këtë?

Kështu thuhet sipas teorisë së relativitetit!

Kërko në Google më tepër apo shikoi videot në Youtube
nese dëshiron që të informohesh më tepër.

Për Koradin: pasi që thua se ajo është Forcë, a po më tregon pra
ti cila është ajo forcë që po e krijoka Gravitetin apo si krijohet?
 
Nëse dikush nga ju kupton gjermanisht, në faqen
http://www.culture.hu-berlin.de/ck/lehre/seminare/relativitaet/node16.html
thuhet:

"Einstein definierte die Gravitation nicht mehr als eine Kraft,
d.h. als eine Ursache für bestimmte Wirkungen, sondern als eine Folge
der Raumzeit-Krümmung." ... ( teksti është më i gjatë).

Shqip:

" Ajnshtajni nuk e definon Gravitacionin më si një forcë,
dmth. si shkaktare me ndikim të caktuar, por pasojë e rudhjes Hapësirë-Kohë."

Me siguri ka edhe faqe tjera në lidhje me këtë temë.
 
Redaktimi i fundit:
Por kjo nuk do te thote qe Ashtajni ka gjithmone te drejte.Une e kam percaktuar ketu gravitetin si nje force enigmatike.Ajo deri tani per ne eshte pjeserisht e njohur,ne koceptin e Njutonit per nje sistem referimi(vetem token,ose nje planet i caktuar) dhe ne koncpetin e Ashtajnit per Gjithesine ne lidhjet e saj .Studimi i Vrimave te zeza mund te na japi ne te ardhmen idene dhe njohjen e plote per kete Forca enigmatike.Me nivelin e shkences dhe teknollogjise qe disponon sot njerezimi ky studim asht shume i veshtire.
 
Edhe unë nuk thash se pajtohem me Ajnshtajnin në përgjithësi, por pasi këtu
është tema për relativitetin atë shumë njerëz ndryshe e kuptojnë.
Unë pra të gjitha tendencat që i bëra është ta skjaroj se si graviteti
konsiderohet sipas teorisë së relativitetit e jo a është ajo e saktë a jo!
Gjithashtu nëse kërkon nëpër fjalor fjala gravitacion shpjegohet si forcë
e jo sipas Teorisë së relativiteit.

Mua më shumë më mundoi fakti se Koradi dhe Simaps, flasin për relativitetin
kurse në anën tjetër thonë se graviteti është forcë çka është në kundërshtim
me teorinë e relativitetit.

Pra, nuk jam duke tentuar t'i bindi njerëzit se kjo teori është e vërtetë,
por si ajo e konsideron gravitacionin.
 
Titulli: Relativiteti

Po,llogjikisht je sakte.
Ne mekaniken klasike graviteti asht nje force qe shfaqet ndermjet trupave me mase.Ne teorine e realtivitetit te pergjithshem,"forca" e gravitetit asht e lidhur me gjeometrine e lidhjes Hapesire-Kohe.Ne teorine e relativitetit "forca" e gravitetit devijon nga trajektoria edhe pjesezat elementare qe nuk kane mase,fotonet.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Relativiteti

اka lidhje poshtë lartë me këtë?

Kështu thuhet sipas teorisë së relativitetit!

Kërko në Google më tepër apo shikoi videot në Youtube
nese dëshiron që të informohesh më tepër.

Për Koradin: pasi që thua se ajo është Forcë, a po më tregon pra
ti cila është ajo forcë që po e krijoka Gravitetin apo si krijohet?

Kur thuhet renie e lire nenkuptohet levizje me nxitim te caktuar me kahun nga lart-poshte.
Ne hapsire nuk ka Lart-Pshte dhe nuk ka renie te lire (s'mund te quhet e tille).
 
Titulli: Relativiteti

Kur thuhet renie e lire nenkuptohet levizje me nxitim te caktuar me kahun nga lart-poshte.
Ne hapsire nuk ka Lart-Pshte dhe nuk ka renie te lire (s'mund te quhet e tille).

Ashtu e përcakton teoria e relativiteti, jo unë.
Sipas kësaj teorie trupat që bien kah planeti
marrim shembull Tokën, nuk bien kah ajo për shkak se
ato i tërheq Toka, por përshkak se hapësira rreth saj
është e rrudhur apo lakuar. Kjo don të thot se në objekt
që bie në tokë nuk ndikon ndonjë fuqi apo forcë.
Edhe sateliti i tokës, sillet rreth tokës në hapësirën
e rrudhur e jo për shkak se Toka ndikon në të me ndonjë
forcë! Besoj se ke mundësi të dallosh tërheqjen nga forcën
dhe rënjen kah trupi përshkak të pasojës.

Edhe mos e përmend poshtë-lartë se nuk jemi duke folur
për drejtimet në Hapësirë. E as une nuk thash se në
hapësire¨ka poshtë - lart e as që trupi bie prej posht lart
por thash bie kah trupi më i madh dmth në këtë rast
kah Toka.
 
A e di ti cfare eshte shpejtesia Orbitale ose e Shpejtesia e Ikjes?
Po shkakun pse Anijet Kosmike nuk nisen drejt por marrin nje hark perpara se te dalin ne hapsire?
Kjo shpejtesi eshte e nevojshme nese nje objekt do te qendroje ne orbiten e nje OBJEKTI ME FORCE GRAVITACIONALE TE MADHE. Kjo shpejtesi eshte e mjaftueshme per te mposhtur Forcen QenderSynuese.

Tani mund te kete dy arsye nese nuk e ben dot dallimin midis FORCES dhe rudhosjes Hapsinore.

Ose ti je ne Vit te pare ne shkolle te mesme dhe ke lexuar librat e Fakultetit te FIZIKES pa lexuar librat e shkolles, ose ke kaluar tek Ajnshtajni se mendon se eshte gjeniu i te gjitha koherave.
Ka mundesi te jesh dhe ne shkollat e paprofilizuara se vetem ato kane fizike me 100 faqe.
\
/
\
/
\
Edhe ajo mosha nuk tregon gje ne internet se ketu e ben dhe 300 vjec po deshe
Se ketu KOHA ESHTE ME RELATIVE SE NE REALITET.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top